Categories: sport

Bellingham falënderon Mourinhon për rolin e ri: Besimi i tij më ka ndihmuar shumë

Jude Bellingham ka vlerësuar ndikimin e Jose Mourinhos në paraqitjet e tij të fundit, duke u shprehur mirënjohës për besimin që trajneri i ka dhënë në një pozicion më të avancuar, atë të numrit 10.

Të lidhura

None found

Futbollisti anglez e ka nisur sezonin në mënyrë mjaft pozitive, me një gol dhe dy asistime në dy ndeshjet e para. Këto statistika tregojnë se ai mund të ketë një rol qendror në sezonin e Real Madridit.

“Tani ndihem më i çliruar. Mund të zgjedh vetë nëse duhet të zbres më poshtë, të qëndroj në repartin ofensiv apo të futem në zonë”, u shpreh Bellingham.

Ai shtoi se ky është pozicioni ku mund të nxjerrë më së miri në pah aftësitë e tij. “Mendoj se kjo është zona ideale për mua, sepse më jep mundësinë të tregoj gjithçka që di të bëj. I jam shumë mirënjohës trajnerit për besimin dhe për mënyrën se si më ka vendosur të luaj”.

Sipas Bellingham, nisja e mbarë e kampionatit është veçanërisht e rëndësishme përpara një periudhe të ngarkuar, që do të shoqërohet edhe me startin e Ligës së Kampionëve.

“Duhet të ndërtojmë ritëm, pasi përpara kemi një fazë të vështirë. Me fillimin e Ligës së Kampionëve, numri i ndeshjeve do të rritet”, deklaroi ai.

“Është pozitive që kemi marrë një start të mirë. Në skuadër janë afruar shumë lojtarë të rinj dhe atyre u duhet kohë për t’u përshtatur, ndaj është e rëndësishme të vijojmë në të njëjtën linjë”.

Mesfushori foli edhe për intensitetin e ekipit, duke theksuar se grupi po reagon mirë pas humbjes së topit.

“Jemi në një fazë të mirë. Të gjithë po luajmë me më shumë energji, po ushtrojmë presion siç duhet dhe një nga pikat kryesore është rikuperimi i shpejtë i topit sapo e humbasim”.

Sa u përket afrimeve të reja, Bellingham tha se futbollistët e ardhur te Real Madridi janë përshtatur mirë dhe kanë krijuar një përshtypje pozitive që në fillim.

“Ata kanë bërë përshtypje të shkëlqyer te grupi, fillimisht si njerëz, sepse kjo është më e rëndësishmja, por edhe si futbollistë. Po paraqiten shumë mirë. Nuk është aspak e lehtë të vish në një klub ku presioni është kaq i madh, ndërsa përballesh edhe me një trajner dhe staf të ri”.

“Ka shumë gjëra që duhet t’i mësojnë dhe t’i përvetësojnë, por deri tani po ambientohen pa vështirësi. Jemi të lumtur që i kemi pjesë të skuadrës”, përfundoi anglezi.

të fundit

GJKKO refuzon kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon Markut dhe dy të tjerëve për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Lulëzim Pepës, Fatjon…

2 minutes ago

Trump propozon ambasadorin e ri në Kosovë, Aliçkaj flet për pritshmëritë nga Uashingtoni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri amerikan në Kosovë, duke e…

7 minutes ago

Buffon: Pse Kane e meritoi Topin e Artë 2026 dhe cilët mund ta fitojnë në të ardhmen

Gianluigi Buffon beson se Harry Kane e meritonte të fitonte Topin e Artë 2026 , megjithëse ai mendon se Kylian…

18 minutes ago

Haxhiu merr nga Presidenca dekretin për shpalljen e ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Dy javë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme…

18 minutes ago

AUV bllokon 178 kg suxhuk pasi analizat zbulojnë ADN pule në produkt

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bllokuan gjithsej 178 kg, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg…

18 minutes ago

Bytyqi: Buxheti 2027 shton barrën e borxhit, ndërsa investimet kapitale mbeten pas

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në seancën e sotme të Komisionit të Financave dhe Buxhetit, ku u diskutua Propozimi i…

18 minutes ago