Categories: sport

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, “Tre Luanët” mposhtin Norvegjinë pas vazhdimeve

Anglia siguroi vendin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pasi kaloi Norvegjinë me shifrat 2-1 pas vazhdimeve, në një çerekfinale me shumë kthesa.

Të lidhura

None found

Ishte Norvegjia ajo që u shfaq më kërcënuese në fillim dhe gjeti avantazhin në minutën e 36-të.

Martin Odegaard shërbeu për Andreas Schjelderup, ndërsa ky i fundit goditi bukur nga jashtë zone dhe, me ndihmën e shtyllës, mposhti Jordan Pickfordin për 1-0. Goli u quajt i rregullt edhe pas kontrollit në VAR.

Anglezët reaguan në fund të fraksionit të parë. Në minutën e 45+2, Anthony Gordon pasoi saktë për Jude Bellinghamin në zonë dhe mesfushori i Real Madridit barazoi menjëherë me një goditje të parë, duke çuar rezultatin në 1-1.

Menjëherë më pas, Harry Kane arriti të dërgonte topin në rrjetë, por goli i tij nuk u lejua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Norvegjia besoi se kishte rimarrë epërsinë në minutën e 55-të, kur Torbjorn Lysaker Heggem shënoi, por pas ndërhyrjes së VAR-it goli u anulua për faull në nisjen e aksionit.

Përfaqësuesja skandinave vijoi të sulmonte dhe goditi edhe traversën, por nuk mundi të realizonte golin e dytë, teksa 90 minutat përfunduan në barazim 1-1.

Në vazhdime, njeriu vendimtar për Anglinë u bë sërish Jude Bellingham. Në minutën e 93-të, pas një ndërhyrjeje të shkëlqyer të portierit Orjan Nyland ndaj një goditjeje me kokë të Harry Kanes, topi mbeti për Bellinghamin, i cili nuk fali dhe shënoi për 2-1.

“Tre Luanët” patën një tjetër mundësi të artë në minutën e 99-të, kur arbitri Clement Turpin sinjalizoi penallti për Anglinë. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, vendimi u tërhoq.

Gjatë pjesës së dytë të vazhdimeve, Anglia u duk më afër golit të tretë. Djed Spence dhe Bukayo Saka testuan Orjan Nyland me dy tentativa të rrezikshme, por portieri norvegjez reagoi shumë mirë dhe e mbajti skuadrën e tij në garë.

Norvegjia nuk ia doli të gjente barazimin në minutat e fundit dhe Anglia vulosi kalimin në gjysmëfinale, duke mbajtur gjallë synimin për të fituar Kupën e Botës.

Jude Bellingham rezultoi protagonisti absolut i “Tre Luanëve”, pasi me dy golat e tij përmbysi ndeshjen dhe i siguroi Anglisë një vend mes katër skuadrave më të mira të turneut. Tani anglezët presin rivalin që do të dalë nga përballja mes Argjentinës dhe Zvicrës.

të fundit

Bahtiri mbështet nismën e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka përkrahur vendimin e Qeverisë për nismën legjislative për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…

2 minutes ago

Foda i përgjigjet Rangnickut për fushën e “Fadil Vokrrit”: Kushtet vlejnë për të dyja skuadrat

Franco Foda ka reaguar ndaj kritikave të Ralf Rangnickut për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke thënë se…

5 minutes ago

Mickoski: We requested a meeting with the Bulgarian side; refusal would be unwise

Kryeministri Hristijan Mickoski e vlerësoi si konstruktiv propozimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një takim…

9 minutes ago

Gërvalla on the three missing activists: The Republic will fulfill its obligation to the end

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas kthimit te familjet të mbetjeve mortore të Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe…

10 minutes ago

Mishetiq questions how Macron knew Thaçi’s sentence before the verdict

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, shpërndau një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur pati thënë nga Franca…

10 minutes ago

Franco Foda: Kosova është gati për përballjen me Austrinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Austrisë, duke vlerësuar përmirësimet e skuadrës…

10 minutes ago