Mbrojtësi Jan Vertonghen humbi ndoshta mundësinë e fundit për të fituar diçka me Belgjikën, pasi “djajtë e kuq” të Europës u mposhtën nga Italia me rezultatin 2-1 dhe u eliminuan nga Kampionati Euriopian.
Mbrojtësi, që sezonin e fundit ishte pjesë e Benficës në Portugali, shkaktoi gabimin në pasim, në rastin e golit të parë të italianëve, të shënuar nga Barella, megjithatë në fund të ndeshjes akuzoi kundërshtarët se nuk u treguan të ndershëm.
None found
“Unë duhej ta kisha larguar atë top, por zgjodha një pasim të nxituar dhe na kushtoi, megjithatë më vonë i krijuam rastet për të barazuar, apo edhe shënuar. Është një tjetër mundësi e humbur për Belgjikën, ndaj duhet të analizojmë çfarë nuk shkon në këtë fazë. Italia është një skuadër shumë e mirë, por që nuk meriton shumë komplimente, pasi në minutat e fundit u bënë shumë të shpifur me ndalesat e lojës dhe rrëzimet pa shkak. E di që kjo tingëllon si justifikim, por ishte diçka josportive ajo që bënë në minutat e fundit”, deklaroi mbrojtësi belg.
Liverpooli ka shfaqur interesim për mesfushorin e PSV Eindhovenit, Paul Wanner, sipas ekspertit gjerman të futbollit Christian Falk, teksa klubi…
Pas përfundimit të seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi, u ndal për të zhvilluar një bisedë me protestuesit e mbledhur përpara…
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha hapat e…
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë. Trupa gjykuese…
Drejtoria e Doganave ka vënë në përdorim 30 kamera për trup, për punonjësit doganorë në vendkalimet kufitare “Tabanocë”, “Qafë Thanë”…
Deri më 15 shtator, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 65 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 60…