Flamurtari do të presë në shtëpinë e tij skuadrën e Korabit për të bërë mes tyre llogaritë për sfidën e javës së 21-të të Kategorisë së Parë. Një duel që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30.
Si vlonjatët ashtu edhe dibranët do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” mes tyre për 3 pikët e kësaj jave që kanë shumë të rëndësishme për “Play-Off”. Aktualisht kuqezinjtë renditen në vendin e 4-të me 36 pikë, ndërsa ekipi nga Peshkopia mban vendin e 6-të me 10 pikë më pak.
Flamurtari duket favoritë, pasi edhe statistikat e përballjeve direkte mes tyre anojnë nga vlonjatët. Në 8 sfida të zhvilluara mes Superiores dhe Kategorisë së Parë, 4 ndeshje kanë fituar kuqezinjtë dhe 2 përballje kanë shkuar në favorin e dibranëve.
Ndërkohë dy të tjera janë mbyllur në barazim. Kujtojmë se duelin e fazës së parë mes të dyja skuadrave në këtë sezon e ka fituar Flamurtari me shifrat 2-1, teksa në Vlorë ditën e dielë Korabi do të tentojë “hakmarrjen”. /newsport.al/
Presidenti i Kinës Xi Jinping do të presë Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung në një vizitë shtetërore…
Ushtria ukrainase tha më 2 janar se godet vetëm “caqe ushtarake”, një ditë pasi Rusia e akuzoi Kievin se ka…
Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, nëpërmjet play-off në mars,…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, debatet nuk kanë të ndalur dita ditës. Një përplasje e fortë ka ndodhur…
Teksa vendi është përfshirë nga moti i keq, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka ka paralajmëruar qytetarët…
Aksi kombëtar Përrenjas–Elbasan, vijon të jetë i bllokuar prej orësh, duke lënë mijëra qytetarë të izoluar në automjete. Qarkullimi është…