Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, nëpërmjet play-off në mars, ku mundet të merret një biletë për në këtë aktivitet. Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.
Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, do të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do të thotë që ndeshjet ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.
None found
Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator – 6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.
Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027 pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.
Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.
Kreu i Forumit Shqiptar në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të…
Një defekt në tubacionin qendror të Ujësjellësit të Bogovës ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetet…
Në ballë të protestës para Qeverisë së Kosovës, po qëndron ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai paraqiti kërkesën e protestuesve…
Deputetja e PDK-së Sala Jashari i është bashkuar protestuesve para Qeverisë së Kosovës. Teksa ka bërë thirrje për qetësi dhe…
Trupi gjykues që shpalli aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u kryesua nga gjyqtari amerikan…
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë thirrje për qetësi dhe unitet pas tensioneve…