Categories: sport

Befason Laporta: Jemi keq me financat, por do të bëjmë edhe 3-4 blerje

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në intervistën e tij dhënë për “La Vanguardia” pranoi se situata ekonomike e klubit nuk është e mirë, por kjo nuk do ta pengojë që të kryejë edhe 3-4 blerje të tjera.

“Klubi është më i keq nga sa prisja, situata është e vështirë. Ka gjëra që do të duhet të shpjegohen dhe unë nuk përjashtoj ndonjë aksion kundër atyre që na kanë sjellë në këtë gjendje. Gjithçka duhet të shpjegohet, përndryshe do të ishim bashkëpunëtorë. Ne do të ndërtojmë një ekip konkurrues. Pas afrimeve të tilla si Eric García, Agüero dhe Emerson, presim lojtarë të tjerë”.

Të lidhura

None found

Në fakt, Barça zyrtarizoi të shtunën edhe nënshkrimin me Memphis Depay, madje ishte shumë pranë Ëijnaldum, që preferoi të shkonte te PSG. Për këtë “dështim” Laporta tha se ka klube të fuqishme që mund të kenë çdo lojtar.

I pyetur se si u bind të mbante trajnerin Ronald Koeman, presidenti “blaugrana” shpjegoi:

“Pasi fola me të tri herë, kuptova që mund të punojmë së bashku, të bashkëpunojmë dhe të biem dakord për shumë më tepër gjëra. Jam i lumtur. Nuk më pëlqen të vuaj ose t’i bëj njerëzit të vuajnë dhe mbase Ronald për një periudhë ishte i shqetësuar, kështu isha edhe unë”.

Laporta theksoi se dyshimet për trajnerin erdhën pas dështimit për të fituar LaLigan.

“U zhgënjeva, sepse mendova se e kishim fituar kampionatin. I thashë se nuk e kuptoja pse e kishim humbur. Mendoj se ky proces ka qenë i mirë për marrëdhënien time me Koemanin, është e rëndësishme që presidenti të ketë një marrëdhënie të mirë me trajnerin”.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

2 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

2 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

4 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

4 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago