sport

Befason Georgina Rodrigez: Çdo gjë e kam arritur me forcat e mia

Partnerja e futbollistit Kristiano Ronaldo, Xhorxhina Rodrigez ka deklaruar se të gjitha gjërat në jetë i ka arritur me forcat e veta dhe se nuk do të shpenzonte kurrë asnjë qindarkë nga pasuria marramendëse e yllit të Mançester Junajtid.

Xhorxhina Rodrigez, e cila dikur punonte shitëse në një dyqan “Gucci”, tani ka miliona të sajat dhe është krenare që ka një karrierë si influencere me më shumë 37 milionë ndjekës në Instagram.

Të lidhura

None found

“Do të më falni por preferoj të mos flas për milionat që kam në llogarinë time bankare. Jam e kënaqur që jam partnerja e Kristiano Ronaldos, jam shumë e dashuruar dhe ndihem shumë me fat. Jam e vetëdijshme se të qenit partnerja e tij më jep shumë mundësi, por unë kam punuar dhe e kam “krijuar” vetë atë që kam në bankë sot”

Çifti janë njohur në vitin 2016, kur Georgina punonte shitëse në një dyqan “Gucci”. Në dokumentarin e jetës së saj të publikuar në platformën “Netflix”, ajo shprehet:

“Është e vërtetë që gjërat kanë shumë mirë për mua vitet e fundit, por unë gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur si të përdor në mënyrën më të mirë rrjetet e mia sociale”.

Por duke kujtuar ditët e para të romancës së tyre, kur Ronaldo e mori atë nga puna e saj si shitëse në një dyqan Guçi në Madrid, Xhorxhina thotë:

“Shkova ne pune me autobus dhe u largova me një Bugatti. Kam kaluar nga shitja e artikujve luksoz në veshjen e tyre në tapetin e kuq. Kam miliona ndjekës dhe jam gruaja e mashkullit më të famshem në botë.”

Ajo shton se iu desh kohë për t’u mësuar me stilin e tij të jetesës që vjen natyrshëm nga pasuria që Ronaldo zotëron, e një vilë luksoze në Madrid.

“Herën e parë që shkova në shtëpinë e Kristiano, humbja sa herë shkoja në kuzhinë për ujë. Ndonjëherë më duhej gjysmë ore për t’u kthyer te dhoma e ndenjes, sepse nuk e dija rrugën.”

Modelja shëtit nëpër botë me avionin privat të futbollisti portugez dhe shpreh dashurinë e saj të madhe për “diamatet e mëdhenj”, në dokumentarin “I Am Georgina”.

28-vjeçarja dhe ylli i futbollit janë në pritje të dy fëmijëve binjakë, që do të lindin në muajin prill. Portugezi është babai i katër fëmijëve, Cristiano Jr, Eva, Mateo, dhe Alana.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

3 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

3 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

3 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

4 hours ago