sport

Befasia e këtij afati kalimtar: Arda Guler po largohet nga Real Madridi?

Në mes të vorbullës së vendimeve dhe strategjive të Carlo Ancelottit, një emër që ka mbetur në hije është ai i Arda Guler.

Lojtari premtues turk i Real Madridit ka rënë në ostracizëm në formacionet e skuadrës Merengue. Me kalimin e javëve, lindin pikëpyetje për rolin e tij në klub dhe zhvillimin e tij si futbollist.

Të lidhura

None found

Viti 2024 filloi me pritshmëri të mëdha për talentin, i cili më në fund kaloi tri lëndime të njëpasnjëshme që e kishin mbajtur jashtë fushave të lojës në pjesën e parë të sezonit. Rikthimi i tij ndodhi në një ndeshje Kupe, në Aranda del Duero, ku Ancelotti i besoi vendin e startuesit së bashku me Brahim Diaz dhe Joselu. Në atë ndeshje, Guler shfaqi shkrepje të cilësisë së tij dhe tregoi se ishte në formë të mirë fizike.

Megjithatë, pavarësisht atij rikthimi premtues, italiani mezi e ka përdorur turkun në ndeshjet e fundit. Paraqitja e tij e shkurtër në derbin e gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës, ku dha freski dhe cilësi, na bëri të mendojmë se koha e tij mund të kishte ardhur. Por që atëherë, trajneri italian ka zgjedhur ta lërë në stol.

Mungesa e Gulerit në ndeshje të rëndësishme si finalja e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës dhe derbi i Kupës së Mbretit në Metropolitano ka lënë shumë tifozë të Real Madridit të hutuar. Edhe në ndeshjen kundër Almerias, ku Guler po ngrohej, Ancelotti zgjodhi të mos i jepte minuta, gjë që solli zhgënjimin e dukshëm të lojtarit.

Siç raporton ‘Sport’, mungesa e mundësive po gjeneron thashetheme për të ardhmen e Gulerit. Disa sugjerojnë se ai mund të huazohet deri në qershor për të vazhduar zhvillimin e tij dhe për të parandaluar stagnimin e karrierës së tij premtuese. Besimi i trajnerit italian tek lojtarët e tij të rregullt duket se ia vështirëson turkut që të rifitojë ritmin dhe të tregojë versionin e tij më të mirë te Real Madridi. /Telegrafi/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago