sport

Bayern Munich shumë afër transferimit të dytë në këtë afat kalimtar, ai vjen nga Turqia

Përpjekjet e Bayern Munichut për të nënshkruar me mbrojtësin 23-vjeçar, Sacha Boey, nga Galatasaray duket se po shkojnë drejt finalizimit.

Sky Germany ka raportuar se një marrëveshje verbale tashmë është arritur mes klubit turk dhe gjigantit gjerman. I vlerësuar rreth 22 milionë euro, Boey pritet që t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Mynih, duke sinjalizuar një transferim të pashmangshëm.

Të lidhura

None found

Interesimi i klubit bavarez për Boey u rrit shumë, veçanërisht pas lëndimit të Konrad Laimer në vikend ndaj Augsburgut.

Përkundër faktit se dështuan që të sigurojnë shërbimet e Kieran Trippier dhe ngecjes në negociata me PSG-në për Nordi Mukiele, megjithatë Bayern tashmë ka bërë një zgjidhje të problemi për të përforcuar fazën defanzive.

Paraprakisht, interesimi i Bayernit u zbeh për shkak të insistimit të Galatasaray për shitjen përfundimtare të lojtarit. Sidoqoftë, zhvillimet e fundit thonë se një marrëveshje me opsion blerje, mund të jetë formula me të cilën do pajtohen dy klubet.

Mungesa e Boey në ndeshjen e fundit të Galatasaray e cila iu atribua një lëndimi në këmbë, ani pse u spekulua se klubi nuk deshi të rrezikojë me lojtarin për ndonjë lëndim të mundshëm, pasi bisedimet me Bayernin ishin në një fazë të avancuar.

Në rast se mbyllet marrëveshja për transferimin e tij, kjo do të ishte blerja e dytë e Bayernit në këtë afat kalimtar, pasi më herët kishin siguruar shërbimet e Eric Dier nga Tottenhami./Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago