sport

Bayern Munich prezanton blerjen e re Sacha Boey

Sacha Boey tanimë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i gjigantit gjerman Bayern Munich, pas transferimit nga Galatasaray.

Këtë e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e klubit të cilët lëshuan një komunikatë duke njoftuar për transferimin e reprezentuesit francez.

Të lidhura

None found

“Ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar me një lojtar të ri me shumë potencial në një kontratë afatgjatë. Ai ka performuar mjaft mirë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj nesh. Kjo do të thotë se përveç se e kemi përmirësuar ekipin, kemi shtuar gjithashtu më shumë kualitet”, ka thënë shefi i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.

I lumtur për transferimin e Boey ishte edhe drejtori sportiv i bavarezëve, Christoph Freund, i cili veçoi shpejtësinë dhe fizikun e francezit si dy pika kyçe të lojtarit.

“Sacha Boey është shumë i shpejtë dhe një mbrojtës i djathtë i fortë fizikisht, i cili mbulon shumë hapësira gjatë ndeshjes dhe nuk ka frikë nga ndërhyrjet. Ai ishte gjithashtu favoriti i tifozëve tek Galatasaray dhe është zhvilluar shumë mirë gjatë viteve të fundit. Ai arrin me eksperiencë në Ligën e Kampionëve dhe ka fituar titullin me Galatasaray vitin e kaluar. Ai do të shtojë kualitetin tonë në mbrojtje”, është shprehur Freund.

Për fund, disa fjalë ka thënë edhe vet Boey, i cili u shpreh se ky transferim për të do të thotë se është bërë ëndrra realitet.

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua. Është një ndër për mua që kam mundësinë të luajë për një klub të madh si Bayerni. Unë po shikoj para për të takuar ekipin tim të ri dhe për të luajtur me këta lojtar të mëdhenj në të ardhmen. Si lojtar, unë jam një mbrojtës që më pëlqen të sulmoj, dhe jam i lumtur që të përfshihem në sulm ashtu si në mbrojtje”, deklaroi Boey. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago