Categories: sport

Bayern Munich rikthen në listën e dëshirave Jules Kounden e Barcelonës

Bayern Munich po shqyrton sërish mundësinë për të transferuar Jules Kounden nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi klubi gjerman synon të përforcojë repartin e mbrojtjes.

Sipas gazetës Sport, mbrojtësi francez është zgjedhja kryesore e trajnerit Vincent Kompany për këtë repart. Megjithatë, realizimi i operacionit lidhet me largimin e mëparshëm të Kim Min-jae, për të cilin bavarezët presin të arkëtojnë të paktën 40 milionë euro.

Të lidhura

None found

Klubi i ka autorizuar koreano-jugorit të negociojë një transferim në janar. Përveç shumës së pritshme prej 40 milionë eurosh, Bayern Munich do të kursente edhe pagën vjetore prej 8 milionë eurosh të futbollistit. Tottenham dhe Aston Villa janë të gatshme të bëjnë oferta, ndërsa Milani ka paraqitur tashmë një kërkesë fillestare zyrtare te klubi bavarez.

Të ardhurat nga shitja e Kim Min-jae do të përdorëshin drejtpërdrejt për financimin e bisedimeve me Barcelonën për Kounden, vlera e të cilit në Transfermarkt llogaritet në 60 milionë euro.

Megjithatë, francezi nuk e ka prioritet largimin nga Barcelona. Kounde dëshiron të vijojë qëndrimin në skuadër dhe të luftojë për një vend titullari nën drejtimin e Hans Flick. Aftësia për të luajtur si në krahun e djathtë, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes, e ka kthyer atë në alternativën e preferuar të Kompany për pjesën e dytë të sezonit.

Në rast se nuk sigurohet një përgjigje pozitive nga drejtuesit e Barcelonës, klubi nga Mynihu po shqyrton edhe mundësinë e transferimit të Tomas Araujo nga Benfica. Mbrojtësi portugez vlerësohet me 35 milionë euro.

Ndërkohë, Barcelona po vlerëson situatën e kufirit të pagave përpara se t’u japë një përgjigje përfundimtare kërkesave të Bayern Munich. Largimi i një prej titullarëve do t’u krijonte katalunasve hapësirën për të bërë përforcime në dimër ose për të tentuar afrimin e një mesfushori qendror.

Klubi spanjoll e konsideron Kounden një lojtar me vlerë jo më të ulët se 60 milionë euro dhe do të kërkonte që kjo shumë të paguhej e gjitha në një këst për të miratuar transferimin.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

37 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

53 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago