Categories: sport

Bayern Munich gati të ofrojë 60 milionë euro për Jules Kounde

Jules Kounde është vendosur në krye të listës së Bayern Munich për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes, por klubi bavarez është i vetëdijshëm se bisedimet me Barcelonën pritet të jenë të vështira.

Të lidhura

None found

Raportimet që vijnë nga Gjermania bëjnë të ditur se drejtuesit e Bayern po monitorojnë nga afër situatën e mbrojtësit francez, ndërsa hapi i radhës do të kushtëzohet nga largimi i Sacha Boey.

Boey, gjithashtu francez, nuk është pjesë e planeve të trajnerit Vincent Kompany për sezonin e ardhshëm, ndaj Bayern synon fillimisht ta shesë atë për të liruar vend në skuadër dhe për të krijuar më shumë hapësirë financiare.

Vetëm pasi të marrë zgjidhje çështja e së ardhmes së Boey, klubi gjerman pritet të shtojë përpjekjet për të siguruar transferimin e Koundes.

Nga ana e saj, Barcelona nuk e sheh Kounden si të pashitshëm, por gjithashtu nuk është e gatshme të heqë dorë prej tij për një shumë më të ulët se vlera që i atribuon. Mbrojtësi ka kontratë me klubin katalanas deri në verën e vitit 2030, gjë që e vendos Barcelonën në një pozitë të favorshme gjatë negociatave.

Sipas mediave në Spanjë, drejtuesit blaugranas do të hynin në diskutime për shitjen e lojtarit vetëm nëse ofrohen të paktën 60 milionë euro.

Një marrëveshje e tillë do t’i shërbente Barcelonës për të ekuilibruar financat, ndërsa njëkohësisht do t’i siguronte mjete për ndërhyrje të tjera gjatë afatit kalimtar.

Për Kounden nuk është interesuar vetëm Bayern, pasi edhe disa skuadra nga Anglia kanë shfaqur interes për të. Sidoqoftë, bavarezët mendojnë se mund ta bindin 27-vjeçarin përmes projektit sportiv, ku do të kishte mundësinë të garonte për çdo trofe dhe të mbante një rol të rëndësishëm në ekipin e Vincent Kompanyt.

Në moshën 27-vjeçare, Kounde vlerësohet se ndodhet në periudhën më të mirë të karrierës, duke bashkuar përvojën ndërkombëtare me forcën fizike dhe fleksibilitetin për të luajtur në role të ndryshme të repartit mbrojtës.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago