Bayern Munich ka vendosur rregulla të veçanta për t’i krijuar Vincent Kompanyt kushtet e nevojshme për një shërim të plotë. Trajneri belg, i cili u rrëzua gjatë një seance stërvitore javën e kaluar dhe u dërgua në spital, nuk duhet të diskutojë për futbollin, taktikat apo formacionin e skuadrës, edhe në rast se është vetë ai që e hap këtë bisedë.
Kompany po rikuperohet pas diagnostikimit me meningjit dhe u largua nga spitali të mërkurën. Mjekët i kanë rekomanduar pushim dhe trajtim me ilaçe, ndërsa drejtimin e përkohshëm të ekipit e ka marrë asistenti i tij, Aaron Danks.
None found
Para derbit të sotëm me Borussia Dortmundin, që do të zhvillohet në Allianz Arena në orën 18:30, Danks tregoi se sa seriozisht po e trajton klubi gjendjen shëndetësore të Kompanyt.
I pyetur nëse komunikon me trajnerin për çështje si taktikat, analizat apo përbërja e skuadrës, Danks sqaroi se një gjë e tillë është e ndaluar plotësisht.
“Jo, absolutisht jo. Aspak. Situatën po e marrim shumë seriozisht. Max dhe Christoph më kanë udhëzuar qartë që të mos përfshihem në asnjë diskutim të tillë. Për momentin, fokusi i Vince duhet të jetë vetëm te shëndeti dhe koha me familjen e tij”, deklaroi Danks.
Urdhri i drejtuesve nënkupton se stafi i Kompanyt nuk mund të flasë me të për futboll, edhe nëse trajneri belg e nis vetë një temë të tillë. Këto udhëzime janë dhënë nga drejtori sportiv Max Eberl dhe drejtori ekzekutiv Christoph Freund.
Danks bëri të ditur se vendimi do të zbatohet rreptësisht nga të gjithë në klub. “Ne jemi shumë seriozë për këtë çështje. Duam që ai të pushojë dhe të rikuperohet siç duhet, në mënyrë që kur të kthehet te skuadra të jetë plotësisht i shëndetshëm dhe i gatshëm të kontribuojë në mënyrën më të mirë. Jemi jashtëzakonisht striktë dhe futbolli nuk është fare pjesë e diskutimeve për momentin”, u shpreh ndihmëstrajneri i Bayernit.
Një nga arsyet e masave të forta lidhet me mënyrën se si Kompany e ka trajtuar më parë gjendjen e tij fizike. Sipas gazetës Bild, ai vazhdoi të punonte edhe pse vuante nga një infeksion viral, përpara se problemet shëndetësore të përkeqësoheshin.
Dyshohet se trajneri belg shpesh sakrifikonte pushimin dhe gjumin, pasi merrej deri vonë gjatë natës me analizat e videove dhe përgatitjet për ndeshjet.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu për pak çaste fjalimin e tij elektoral në Daytona Beach të Floridës, pasi pati vështirësi…
Christa Pike, e dënuara me vdekje në shtetin e Tennessee-t në SHBA, ka folur për herë të parë pas tentativës…
Personat e angazhuar me kontrata të përkohshme në një pjesë të sektorit publik mund të fitojnë statusin e të punësuarve…
Ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me…