Categories: sport

Baseli ia beson stolin Slavisa Jokanoviqit, serbi pritet të drejtojë Shaqirin

Slavisa Jokanoviq pritet të jetë trajneri i ri i Baselit, pasi klubi zviceran ka vendosur që drejtimin e ekipit t’ia besojë teknikut serb.

Të lidhura

None found

Mediumi zviceran “Blick” raporton se 58-vjeçari nga Novi Sadi do të zëvendësojë Stephan Lichtsteinerin, i cili u shkarkua ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta në startin e sezonit.

Baseli po punon për përgatitjen e ardhjes së Jokanoviqit, ndërsa marrja e detyrës së re pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

Angazhimi i fundit i trajnerit serb ishte te Al-Nasri në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar gjithashtu skuadra në Angli, Rusi dhe vende të tjera.

Pas largimit të Lichtsteinerit, Baseli shpreson që ndryshimi në pankinë të ndihmojë ekipin të rikthehet te stabiliteti dhe rezultatet pozitive.

Në rast se marrëveshja konfirmohet zyrtarisht, Jokanoviq do të marrë drejtimin e skuadrës ku luan Shaqiri, duke u bërë trajneri i ri i tij te Baseli.

të fundit

Pammer: BE-ja do të kundërshtojë çdo përpjekje të Bullgarisë për të bllokuar Maqedoninë përmes protokollit

Askush përveç Bullgarisë nuk ka pretenduar se protokolli i dytë është pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me…

5 minutes ago

SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Mësohet se ajo po…

9 minutes ago

Flick pas fitores ndaj Atleticos: Treguam se mund të konkurrojmë

Hansi Flick ka dalë në mbrojtje të paraqitjeve të Barcelonës në ndeshjet e mëdha, pas kritikave të shumta të marra…

14 minutes ago

Tenerife do të mbështesë vajzën e futbollistit të ndjerë deri në moshën madhore

Klubi spanjoll Tenerife ka marrë një vendim human për të mbështetur financiarisht vajzën e futbollistit të tyre të ndjerë, Jesús…

14 minutes ago

Një 19-vjeçar humb jetën dhe tre persona plagosen nga dy sulme me armë në një universitet në SHBA

Një 19-vjeçar u vra dhe të paktën tre persona u plagosën pas dy sulmeve me armë zjarri në një universitet…

27 minutes ago

Sulmi në Banjskë vë në provë qeverinë e re serbe: kërkohet drejtësi për përgjegjësit

Pushteti i ri në Serbi po përballet me një nga sfidat më të rëndësishme në raport me Republikën e Kosovës.…

28 minutes ago