Mesfushori i Inter-it, Nicolo Barella, i ka idet e qarta se për Interin e tij.
“Ne duam të mbrojmë titullin e vitit të kaluar, duam yllin e dytë. Ky është një kampionat i gjatë dhe i luftuar nga disa skuadra. Janë disa ekipe që janë në formë si Milan, Napoli dhe Atalanta, por ne i kemi idet e qarta dhe nuk do të lejojmë kollaj të na kalojnë e të na marrin titullin prej duarsh.
None found
Ne jemi Inter dhe ne duhet të fitojmë, ky është objektivi i klubit. Viti i kaluar ishte shumë i bukur, intesiv dhe i vështirë, por gjithçka filloi pas humbjes së finales në Europa League. Humbëm atë finale dhe u kthyem më të fortë se kurrë duke punuar si një ekip i vetëm edhe duke punuar fortë, gjë për të cilën na solli fitoren e kampionatit.
Gjithashtu Barella foli edhe për kombëtaren e tij italiane: “ Të shkosh në Kupën e Botës Katar 2022 është një emocion i madh, por kemi dy pengesa për të kapërcyer. Ne do të bëjmë maksimumin tonë për të kënaqur një komb të tërë”./h.ll/albeu.com
Vizita e pazakontë e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë këtë javë dyshohet se kishte si një nga qëllimet…
Një operacion i gjerë spiunazhi kibernetik, që dyshohet se ka vepruar për vite me radhë duke synuar shërbime të ndjeshme…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Gazetari Agron Brata raporton për BalkanWeb se një grua është dhunuar me…
Fenomeni i fuqishëm El Niño po tërheq vëmendjen e komunitetit shkencor, ndërsa anomalitë e temperaturave të oqeanit po i afrohen…
Një vatër zjarri është aktivizuar orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë. Flakët janë përhapur në…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku së bashku me deputetë të tjerë ka tentuar të hyjë në ndërtesën…