Dani Olmo pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth katër javë, pasi ka pësuar këputje të muskulit adductor.
Mesfushori i Barcelonës u dëmtua në humbjen 4-2 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, të martën në mbrëmje. Pas ekzaminimeve mjekësore, klubi konfirmoi zyrtarisht shkallën e lëndimit.
None found
Në njoftimin e Barcelonës bëhet e ditur se Olmo pësoi dëmtim në muskulin adduktor të majtë pas një përplasjeje me një kundërshtar gjatë ndeshjes me PSG-në. Sipas klubit, rikthimi i tij pritet të marrë rreth një muaj.
Për pasojë, ai nuk do të jetë në dispozicion për El Clasicon e së dielës kundër Real Madridit, si dhe për përballjet e rëndësishme me Aston Villan, Atletico Madridin dhe Villarrealin.
Mungesa e tij përbën një goditje për Blaugranët, pasi 28-vjeçari ka treguar formë shumë të mirë këtë sezon. Fundjavën e kaluar, ai realizoi edhe një gol të shkëlqyer kundër Real Betisit.
Tashmë pritet që Fermin Lopez të marrë përgjegjësinë në rolin e numrit 10.
Këngëtari Endri Prifti i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga pushteti, duke e akuzuar se ka dështuar…
Rusia ka liruar shtetasin amerikan Stephen Hubbard, 74 vjeç, i cili ishte dënuar me gati shtatë vite burg për akuzat…
Khvicha Kvaratskhelia ka përcjellë një mesazh emocionues për tifozët e tij pas lëndimit të rëndë që pësoi në përballjen e…
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka falënderuar për udhëheqjen e partisë tashmë ish-kryetarin Bedri Hamza, pak pas njoftimit të tij…
Një i moshuar i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, duke thënë se ka dalë në mbështetje të të rinjve dhe…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama se po ushtron dhunë policore ndaj studentëve që protestojnë…