Categories: sport

Barcelona vendos çmime marramendëse për El Clasicon, një biletë arrin në 999 euro

Barcelona ka hapur fazën e parë të shitjes së biletave për duelin e 25 tetorit kundër Real Madridit. Gjatë 48 orëve të para, të drejtën për të blerë ekskluzivisht e kanë pasur anëtarët e klubit.

Të lidhura

None found

Për vendet standarde, çmimet luhaten nga 476 deri në 999 euro. Në kategorinë e rregullt, biletat me vlerën më të lartë gjenden në Tribuna 2 Inferior dhe Tribuna 1.

Gjithashtu, klubi katalanas ofron paketa premium, të cilat kushtojnë nga 2 mijë e 50 euro deri në 5 mijë e 500 euro.

Ndeshja e sezonit të kaluar në “Spotify Camp Nou” i siguroi Barcelonës të ardhura rekord prej 16.4 milionë eurosh vetëm nga dita e përballjes. Ndërkohë, ndeshja e mëparshme kishte sjellë 13.8 milionë euro, ndërsa bileta mesatare kushtonte 554 euro.

Duke marrë parasysh tarifat aktuale, dukshëm më të larta, si dhe numrin më të madh të vendeve VIP të ofruara, Barcelona pritet të përfitojë sërish të ardhura të konsiderueshme nga përballja e tetorit.

Tarifat nuk janë përfundimtare, pasi çmimet e biletave ndryshojnë në bazë të ofertës dhe kërkesës.

të fundit

Veliaj’s absence sparks debate in Tirana Municipal Council: Who has the authority to decide and sign?

Edhe pse SPAK nuk e lejoi Erion Veliajn të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, emri…

6 minutes ago

Criminal government”/ Protesters begin marching toward the Prime Minister’s Office

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

6 minutes ago

10 mijë ushtarë koreanoveriorë drejt frontit”/ Zelensky paralajmëron për lëvizjet e reja të Kremlinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Kremlini po përgatitet për një mobilizim të ri të trupave brenda vendit…

7 minutes ago

Burnham proposes scrapping the pension triple lock in 2030 to fund social care

Andy Burnham ka thënë se qeveria do t’i japë fund sistemit aktual të “kyçjes së trefishtë” të pensioneve nga prilli…

7 minutes ago

Lindsay Clancy përballet me akuzat për vrasjen e tre fëmijëve, mbrojtja vë në dyshim provat

Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që…

7 minutes ago

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë 34 për qind të vdekjeve në Maqedoni

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjes në Maqedoni.Vitin e kaluar, 6,888 persona vdiqën nga sëmundjet e sistemit…

7 minutes ago