Barcelona po planifikon të rikthehet në garë për Julian Alvarez, me synimin që sulmuesi argjentinas të afrohet sapo të mbyllet Kupa e Botës.
None found
Sipas Diario Sport, kampionët e La Ligës kanë bërë gati një propozim të ri në vlerën e 130 milionë eurove për Atletico Madridin, ofertë që cilësohet si e fundit nga ana e tyre.
Burimet e raportit saktësojnë se klubi katalanas nuk synon ta çojë shumën në 150 milionë euro, aq sa kishte ofruar muajin e kaluar Real Madridi, propozim që Atletico e refuzoi menjëherë.
Për momentin, drejtuesit e Barcelonës kanë zgjedhur t’i lënë bisedimet për pas Kupës së Botës, në mënyrë që Atletico Madridi të ketë hapësirë për të gjetur pasuesin e sulmuesit argjentinas.
Besimin te Barcelona e shton edhe fakti që vetë Alvarez dëshiron të kalojë në ‘Camp Nou’ këtë verë.
Te klubi katalanas ekziston bindja se pas mbarimit të Botërorit negociatat mund të hyjnë në një fazë vendimtare, me shpresën për të finalizuar marrëveshjen me Atletico Madridin.
Edhe pse Alvarez nuk ka bindur me paraqitjet e tij me Argjentinën në Kupën e Botës, Barcelona vazhdon ta shohë atë si profilin e duhur për repartin ofensiv në projektin afatgjatë të klubit, sidomos pas largimit të Robert Lewandowskit.
Raphinha ka paralajmëruar Barcelonën se mungesa e Vinicius Juniorit nuk do ta bëjë më të lehtë përballjen ndaj Real Madridit…
Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.Klubi nga Drenasi…
Rreth orës 2:30 të pasdites së shtunë, gjithçka ishte e qetë para Kryeministrisë. Punonjësit e policisë, një pjesë e mirë…
Shaip Kamberi ka votuar në vendlindjen e tij në Tërnoc të Preshevës. Kamberi është bartësi i listës “Koalicioni Shqiptar” në…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin krijimin e kushteve të përshtatshme për rifillimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke përfshirë…
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli, momentin kur u plagos në…