Categories: sport

Barcelona synon kredi 210 milionë euro për të mbuluar afrimet e merkatos së verës

Barcelona ka hartuar planin financiar me të cilin synon të realizojë afrimin e objektivave të saj në afatin kalimtar të verës.

Sipas raportimit të Cadena SER, klubi katalanas po punon në mënyrë aktive për të siguruar një kredi prej 210 milionë eurosh, të mbështetur mbi të drejtat e ardhshme të transmetimit televiziv, përmes një operacioni të strukturuar si Senior Media Notes.

Të lidhura

None found

https://x.com/mundodeportivo/status/2075179456855978394

Ky injektim i ri kapitali është menduar për t’i garantuar klubit likuiditet gjatë merkatos aktuale të transferimeve.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Barcelonës presin që edhe sezonin e ardhshëm të kapërcejnë kufijtë e Fair Play Financiar të La Ligas, situatë që do të sillte sërish pengesa për regjistrimin e lojtarëve.

Burime nga klubi bëjnë të ditur se vonesat në punimet e stadiumit Spotify Camp Nou kanë bllokuar përkohësisht të ardhurat e parashikuara nga stadiumi, duke krijuar presion afatshkurtër mbi rrjedhën e parasë.

Për këtë arsye, zyrtarët e klubit kanë dhënë miratimin për këtë paketë financimi, me qëllim realizimin e marrëveshjeve të ardhshme në treg. Ky buxhet është i ndarë nga 80 milionë eurot që janë investuar tashmë për të siguruar sulmuesin e krahut Anthony Gordon.

Aktualisht, Barcelona po punon për të firmosur me anësorin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, si dhe me sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

2 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago