Categories: sport

Barcelona siguron 210 milionë euro hua, në plan Alvarez, Cancelo dhe Adeyemi

Barcelona ka marrë një kredi prej 210 milionë eurosh, e cila do të shërbejë për merkaton e verës, por edhe për të përballuar një pjesë të kostove operative të klubit.

Të lidhura

None found

Siç raporton Goal.com, drejtuesit e klubit katalanas e kanë ndërmarrë këtë hap për të krijuar mundësi financiare për afrimin e Julian Alvarez, Joao Cancelo dhe Karim Adeyemi, ndërsa një pjesë e shumës do të përdoret për nevojat ekzistuese të klubit.

Burimet bëjnë të ditur se kjo hua është siguruar duke u mbështetur te të ardhurat e parashikuara për sezonin e ardhshëm, në një moment kur Barcelona vijon të ketë vështirësi me likuiditetin.

Prioriteti kryesor i klubit është sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, i cili vlerësohet si zëvendësimi ideal i Robert Lewandowskit pas kalimit të polakut te Chicago Fire.

Ndërkohë, përveç përforcimeve në sulm, Barcelona ka në objektiv edhe rikthimin e Joao Cancelos, si edhe transferimin e Karim Adeyemit, me synimin për të shtuar konkurrencën brenda skuadrës.

Gjithsesi, jo e gjithë vlera prej 210 milionë eurosh pritet të shkojë për blerje lojtarësh. Sipas raportimeve, një pjesë e madhe e saj do të përdoret për pagesat e stafit dhe për shpenzime të tjera operative të klubit.

Me këto lëvizje, Barcelona synon të paraqitet me një skuadër më konkurruese në sezonin e ri, duke tentuar njëkohësisht të vendosë më shumë qëndrueshmëri në situatën e saj financiare.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

2 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago