Categories: sport

Barcelona projekton Laporten si alternativë për Ronald Araujon

Sipas gazetarit Victor Navarro, Barcelona po vlerëson mundësinë për të afruar mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, i cili shihet si kandidat për të zëvendësuar Ronald Araujon.

Të lidhura

None found

Drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, ka nisur të analizojë transferimin e spanjollit, një prej futbollistëve më të rëndësishëm të përfaqësueses së Spanjës në triumfin e Kupës së Botës 2026.

Hapësira që pritet të krijohet në qendër të mbrojtjes pas huazimit të Araujos te Liverpooli e ka shtyrë Barcelonën të kërkojë një përforcim të ri për repartin defensiv.

Në rast se klubi katalanas heq dorë nga transferimi i Julian Alvarezit prej Atletico Madridit, fondet e planifikuara mund të përdoren për të sjellë Rodrin nga Manchester City, krahas një qendërmbrojtësi të ri.

Laporte konsiderohet një zgjedhje e përshtatshme për ekipin e Hansi Flickut, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të spikatura në krah të Pau Cubarsit në qendër të mbrojtjes së Spanjës gjatë Kupës së Botës 2026.

Pavarësisht se cili do të jetë emri i ri që do t’i bashkohet mbrojtjes, Flick synon t’i japë mundësi edhe talentit të akademisë së klubit, Alvaro Cortes, gjatë sezonit të ardhshëm.

të fundit

Blick i bën thirrje Federatës Zvicerane të reagojë ndaj interesimit të Shqipërisë për Lutfi Dalipin dhe Samuel Krasniqin

Kombëtarja e Shqipërisë është e fokusuar në afrimin e dy talentëve që po shkëlqejnë në Zvicër, pra atë të Vaduzit…

2 minutes ago

Bjellorusi, të paktën 22 të burgosur politikë mbahen në spitale psikiatrike pa afat

Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…

14 minutes ago

Protestuesja para Kryeministrisë: Na trajtuan si të paditur, Rama do të rrëzohet, nëse jo sot, nesër

Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit…

14 minutes ago

Kreditë e reja shtrenjtohen në Maqedoninë e Veriut

Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…

19 minutes ago

Rogert Sterkaj feston 40-vjetorin, ja kush janë ish-banorët e BBVA që e kanë uruar publikisht

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, feston sot një ditë të veçantë, 40-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë…

21 minutes ago

European Democrats call for independent investigation into allegations after protest in Tirana: Torture has no place in Europe

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet…

22 minutes ago