Barcelona është e vendosur për një verë tjetër negociatash të vështira, teksa po synojnë përforcimin e ekipit, ndonëse nuk kanë ndonjë buxhet premtues për ta bërë këtë.
Në mesin e zërave se Barcelona nuk janë në gjendje të ofrojnë shumë financarisht tek objektivat e tyre të afatit kalimtar për shkak të kufirit të pagave, përgjigja e vetme është shitja e lojtarëve, por shtrohet pyetja se kush do të ishte kandidati potencial për shitje.
Sipas mediumit katalanas Sport, kjo mund të shkaktojë një problem të madh për Barcelonën. Pasi Andreas Christensen komentoi gjatë një interviste në Danimarkë se ‘ai nuk po shkon askund’, e përditshmja katalanse ka pretenduar se asnjë nga lojtarët e Barcelonës nuk janë të hapur për një largim gjatë verës.
Ronald Araujo, Frenkie de Jong, Raphinha dhe Robert Lewandowski që të gjithë ishin të lidhur me një largim gjithashtu, por ata e kanë bërë të qartë se janë të lumtur në Barcelonë. E njëjta vlen edhe për pjesëtarët e tjerë të ekipit të Barcelonës deri më tani.
Megjithatë, kjo mund të ndryshojë me kalimin e muajve në vazhdim, por nëse të gjithë lojtarët refuzojnë që të largohen, atëherë Barcelona do të mbetej ‘e paralizuar’ në afatin kalimtar veror.
Për më shumë emra si Vitor Roque, Gavi dhe Inigo Martinez nuk janë regjistruar ende para fundit të këtij sezoni gjithashtu. /Telegrafi/
Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me…
Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni…
Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës,…
Kompania Tesla ka vendosur t’i japë CEO-së së saj, Elon Musk, një pako aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë, me…
Holanda është vendi i parë që mbështet financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s për…
Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një…