Gabriel Jesus ka reaguar për herë të parë pas transferimit të befasishëm nga Arsenali te Barcelona, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës se si u menaxhua situata nga klubi anglez në ditët e fundit që kaloi në Londër.
None found
Sulmuesi brazilian tregoi se kishte marrë pjesë rregullisht në të gjithë fazën përgatitore të Arsenalit dhe ishte i vetëdijshëm se hapësirat për aktivizim mund të ishin të pakta. Megjithatë, sipas tij, drejtuesit e klubit e përjashtuan papritur nga planet e skuadrës pa i dhënë asnjë shpjegim.
“Po stërvitesha normalisht dhe e përfundova të gjithë përgatitjen me Arsenalin. E kuptoja se mund të mos luaja shumë dhe se mundësitë e mia mund të ishin të kufizuara”, u shpreh Jesus.
Ai shtoi se nuk kishte marrë asnjë njoftim nga klubi për ndryshimin e situatës. “Askush nuk më foli për këtë. Si profesionist, vazhdova të punoja me grupin, por papritur më thanë të stërvitesha i veçuar”, deklaroi braziliani.
Jesus theksoi se gjatë stërvitjeve vijoi të punonte maksimalisht, me shpresën se do të rikthehej në fushë në nivelin më të lartë. Sipas tij, zhvillimet morën një kthesë të shpejtë gjatë javës së fundit të merkatos.
Me situatën në veri të Londrës që nuk mund të zgjatej më, kalimi te Barcelona u mbyll brenda pak ditësh. Marrëveshja u konkretizua pas bisedave me drejtorin sportiv të klubit katalanas, Deco, si edhe me presidentin Joan Laporta.
“Më telefonuan Deco dhe presidenti i Barcelonës, ndërsa agjenti im bëri një punë fantastike. Në një kohë shumë të shkurtër m’u krijua mundësia të vija këtu dhe pranova pa hezitim. Tashmë jam pjesë e Barcelonës”, tha Gabriel Jesus.
Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj. Dita është gjithashtu e mirë për takime…
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…