Categories: sport

Barcelona përballet me telashe para El Clasicos, Kounde pranë mungesës ndaj Real Madridit

Barcelona rrezikon të mos ketë në dispozicion Jules Kounden për përballjen e së dielës kundër Real Madridit, duke humbur një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, mbrojtësi francez nuk mori pjesë as në seancën stërvitore të së premtes. Rikuperimi i tij nga ndrydhja e kyçit të këmbës po zgjat më shumë nga sa ishte menduar fillimisht.

Të lidhura

None found

Kounde u dëmtua gjatë takimit me Real Betisin dhe, megjithëse ka bërë përpjekje për të qenë gati, gjasat që ai të luajë ndaj Real Madridit janë shumë të pakta.

Mbrojtësi francez nuk ishte i pranishëm as në ndeshjen e humbur 4-2 nga Barcelona kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Të premten, ai vijoi programin e rikuperimit në mënyrë individuale në palestër, pa u bashkuar me grupin.

Problemet në mbrojtje shtohen edhe më tej për Barcelonën, pasi Eric Garcia vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.

Në këtë situatë, Xavi Espart pritet të vazhdojë të luajë në krahun e djathtë të repartit mbrojtës në El Clasico, pas paraqitjes së tij të spikatur ndaj PSG-së.

Barcelona shpreson që Espart të ruajë nivelin e shfaqur në Evropë, pasi në një ndeshje të tillë çdo mungesë mund të ndikojë ndjeshëm në rezultat.

të fundit

Anna Strolenberg rejects claims that Albanians protesting will be barred from entering the EU: The warning is false

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ndaj paralajmërimeve që, sipas saj, u janë bërë qytetarëve shqiptarë lidhur me pjesëmarrjen në protestat…

4 minutes ago

Adea Pirdeni appointed minister of public administration

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministres, Adea Prirdeni nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Begaj…

4 minutes ago

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë ndryshimet e buxhetit për vitin 2026

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00. Kuvendi bëri të ditur edhe rendin e ditës në…

5 minutes ago

Mass shooting in Jordan / Gunfire during a funeral ceremony leaves 10 dead at a church in Karak

Lindja e Mesme përballet me një tjetër valë tensionesh dhe dhune. [...] Read More... The post Masakër në Jordani/ Të…

5 minutes ago

Gani Geci del nga paraburgimi pas intervistimit në Prokurori

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit…

5 minutes ago

Macron seeks return to order as France braces for another weekend of protests

Franca po përgatitet për një fundjavë të re protestash në vazhdën e akteve më të rënda të dhunës urbane të…

5 minutes ago