Chelsea po e shqyrton sërish mundësinë e transferimit të Jules Koundé, ndërsa mbrojtësi francez i Barcelonës është kthyer në një nga objektivat e klubit londinez për vitin 2027. Transferimi i tij kërkohet nga trajneri Xabi Alonso, i cili synon të forcojë mbrojtjen e skuadrës.
None found
Raportimet e Sport dhe TEAMtalk bëjnë me dije se drejtuesit e Chelseat po analizojnë mundësinë për t’i paraqitur Barcelonës një ofertë zyrtare për reprezentuesin francez. Klubi katalanas, nga ana tjetër, pritet të kërkojë më shumë se 50 milionë euro për ta lejuar largimin e tij.
Kounde, 27 vjeç, ka nisur gjashtë nga tetë ndeshjet zyrtare të Barcelonës këtë sezon nga stoli. Kjo situatë ka zgjuar interesimin e Chelseat, i cili ishte përpjekur ta transferonte edhe në vitin 2022. Në atë periudhë, francezi zgjodhi Barcelonën, që e bleu nga Sevilla për 50 milionë euro fikse, pa përfshirë bonuset.
Pas paraqitjes vendimtare në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit, në gusht të vitit 2025 Kounde firmosi rinovimin e kontratës me Barcelonën. Marrëveshja e re e mban atë në klub deri më 30 qershor 2030 dhe i ka përforcuar katalanasve pozicionin në negociata.
Barcelona nuk ka ndërmend ta bëjë të lehtë largimin e mbrojtësit gjatë sezonit, përveç rastit kur në klub mbërrin një ofertë e konsiderueshme. Drejtuesit besojnë se vetëm një propozim mbi 50 milionë euro do t’u jepte mundësinë të siguronin një zëvendësues të denjë në treg.
Chelsea po shqyrton gjithashtu një skemë me pagesa të shtyra për ta realizuar transferimin, duke synuar respektimin e rregulloreve financiare të Ligës Premier.
Ndërkohë, skautët e klubit anglez pritet të monitorojnë me kujdes paraqitjet e Barcelonës gjatë muajve tetor dhe nëntor. Vëmendja e tyre do të përqendrohet te roli që Koundé do të ketë në ekip dhe nëse ai do të vazhdojë të mbetet një alternativë dytësore.
Një ditë e tensionuar politike në Kosovë u shoqërua më 5 tetor me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës,…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe gjatë prezantimit të pikave kyçet të Master Planit të LSDM-së theksoi vazhdimin e rrugës evropiane,…
Deputeti i PS-së, Adi Qose i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me…
Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët…
Kuvendi do të zhvillojë të enjten seancë plenare me rend dite të ngjeshur, ku në fokus do të jenë interpelancat…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka paralajmëruar se mosfunksionalizimi i institucioneve mund të rrezikojë fondet e Kosovës…