Categories: sport

Barcelona ndryshon kurs pas pengesës për Julian Alvarez, piketon Darwin Nunezin

Darwin Nunez ka hyrë në listën e alternativave që Barcelona po vlerëson për të përforcuar repartin ofensiv gjatë verës me një kosto më të përballueshme.

Të lidhura

None found

Mundo Deportivo raporton se Julian Alvarez vazhdon të jetë zgjedhja e parë e klubit katalanas. Megjithatë, realizimi i kësaj lëvizjeje është ndërlikuar ndjeshëm, pasi Atletico Madridi ka përjashtuar zyrtarisht mundësinë që argjentinasi të largohet.

Përballë kësaj pengese, drejtuesit e Barcelonës kanë filluar të shqyrtojnë kandidatura të tjera që kërkojnë më pak shpenzime për përforcimin e sulmit.

Nevoja për një tjetër futbollist ofensiv mund të shtohet në rast të largimit të Ferran Torresit nga “Camp Nou”. Sulmuesi spanjoll vijon të përflitet për një transferim te Paris Saint-Germain.

Në rrethana të tilla, departamenti sportiv i Barcelonës po ndjek nga afër situatën e Darwin Nunezit si një prej opsioneve të mundshme.

Uruguaiani i është bashkuar aktualisht Al Hilalit në kampin përgatitor që po zhvillohet në Austri, ndërsa pozicioni i tij në klubin saudit nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi vazhdon të jetë i paqartë.

Futbollisti 26-vjeçar nuk është aktivizuar në kampionatin saudit që prej muajit shkurt. Pas transferimit të Karim Benzemas, kufizimet e rregullores bënë që ai të mbetej jashtë listës së lojtarëve të huaj.

të fundit

Bardhi: Vlora Hyseni told Ergys Agasi ‘I turn off the state’s radars for you’, and brought 12 PS deputies to Parliament! Direct order from Edi Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi theksoi se Parlament se Vlora Hyseni, teksa mbante postin e drejtueses së…

2 minutes ago

Former SHISH director Vlora Hyseni arrives at GJKKO

Këtë të enjte, ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ka mbërritur në ambientet e GJKKO, për t’iu kominukuar dhe shqyrtuar masa…

2 minutes ago

Tensions in parliament, Noka blocks the podium, other MPs bang on tables!

Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare, ku kryefjalë e debateve është skandali që përfshiu ish-kreun e SHISH, Vlora,…

2 minutes ago

Sveçla: Triumfi në veri erdhi falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë

Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Vendosja e tij u bë…

4 minutes ago

Përurohet gurthemeli i obeliskut përkujtimor për heroin Afrim Bunjaku

Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Vendosja e tij u bë…

5 minutes ago

Gërvalla on the third anniversary of Afrim Bunjaku’s death: Kosovo triumphed over aggression and terror

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies…

8 minutes ago