Pavarësisht qëndrimit të prerë të Atletico Madrid për të mos negociuar shitjen e Julian Alvarez, skuadra katalanase nuk e ka braktisur synimin për ta patur në ekip sulmuesin argjentinas. Drejtori sportiv Deco, ndërkohë, ka mbajtur në radar disa alternativa dhe Inteligjenca Artificiale ka radhitur emrat që mund të konsideroheshin, në rast se marrëveshja kryesore nuk do të materializohet gjatë javëve të fundit të merkatos.
None found
Sipas I-A, prioriteti i parë mes zëvendësuesve do të ishte Joao Pedro, 24-vjeçari i Chelseat. Ai nuk shihet si një qendërsulmues tradicional, por si një lojtar që mund të interpretojë disa role: sulmues qendre, i dytë apo edhe mesfushor ofensiv. Inteligjenca Artificiale thekson se aftësia e brazilianit për të lëvizur mes vijave dhe për të marrë pjesë në presion do ta bënte integrimin me lojtarët e Barçës të natyrshëm, pasi nuk ka nevojë të qëndrojë i fiksuar brenda zonës së penalltisë.
Alternativa e dytë e ofruar nga IA është Victor Osimhen, sulmuesi 27-vjeçar i Galatasaray. Sipas analizës, nigeriani do t’i sillte Barcelonës elementë që aktualisht i mungojnë: inkursione të vazhdueshme në hapësirë, agresivitet brenda zonës, prani në lojën ajrore dhe aftësinë për t’i vënë në vështirësi qendërmbrojtësit. Duke u nisur nga krosimet dhe pasimet që prodhojnë Lamine dhe Raphinha, Osimhen mund të gjeneronte një volum të ndjeshëm rastesh shënimi.
Në vendin e tretë, inteligjenca vendos Harry Kane, 32-vjeçarin e Bayern Munich. IA e konsideron anglezin si zgjidhjen që garanton performancë maksimale në mënyrë të menjëhershme. Përtej instinktit të shënimit, aftësia e tij për t’u ulur në mesfushë, për të fiksuar mbrojtësit dhe për të shërbyer anësorët me pasime vertikale do të ushqente vrapimet e Lamine, Raphinha dhe mesfushorëve, duke krijuar një harmoni perfekte.
Një skenar tjetër që sugjeron IA është ai i kursimit: sipas këtij varianti, klubi mund të mos shpenzojë mbi 100 milionë euro për një ‘9’ dhe ta mbajë Ferran Torres si qendërsulmuesin titullar. Valenciani do të plotësohej me një sulmues më të ri ose një lojtar rotacioni. IA vlerëson se Ferran ofron lëvizshmëri, presion intensiv, inkursione në zonë dhe, mbi të gjitha, njeh mirë mekanizmat e sistemit.
Si mundësi të pestë, inteligjenca sheh Darwin Nunez, sulmuesin 27-vjeçar që mund të largohet nga Al-Hilal. Megjithëse nuk është zgjedhja e saj e parë, IA pranon se ka argumente për ta futur në radar: sulmon shumë mirë hapësirën e lënë pas nga mbrojtja, është i fortë, i shpejtë dhe ka volum të lartë vrapimesh, përveçse mund të luajë edhe në krahun e majtë. Sipas IA, një marrëveshje e mundshme për largimin e uruguajanit nga Al-Hilal mund të lehtësohej në kushte të favorshme.
Së fundmi, IA përjashton dy emra që kishin qarkulluar në planet e klubit. Ajo nuk do të bënte asnjë bast për Dušan Vlahovićin si zgjedhje prioritare dhe nuk do të paguante një shumë të fryrë për një sulmues që, sipas saj, qartësisht nuk i përshtatet ekipit, siç është Benjamin Šeško.
Kombëtarja e Kosovës ka bërë një ndryshim të madh në përbërjen e saj gjatë viteve të fundit, duke i dhënë…
Mikel Arteta do të përfitojë më shumë se 17.5 milionë euro në vit nga kontrata e re me Arsenalin, teksa…
Raphinha ka marrë një vendim surprizë për të ardhmen e tij jashtë fushës, duke zgjedhur një agjent të ri në…
Pas disa orësh përballjeje intensive me flakët, zjarri i përmasave të mëdha që shpërtheu në kodrat pranë Parkut Arkeologjik të…
Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar. Siç shikohet në pamje, flakët janë…
Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit pak orë pasi SPAK lëshoi komunikatë zyrtare përmes së cilës bëri me dije akuzat që rëndojnë…