Categories: sport

Barcelona mund të heqë dorë nga Bardghji pas afrimeve në sulm dhe lëvizjes për Adeyemin

Planet e Barcelonës në repartin ofensiv kanë pësuar një ndryshim të madh pas afrimit të Anthony Gordon dhe interesimit të avancuar për Karim Adeyemin, duke e vendosur Roony Bardghji në një pozitë të vështirë.

Të lidhura

None found

Edhe pse te klubi katalunas nuk ka dyshime për cilësitë e suedezit, mbipopullimi i opsioneve në sulm e ka kthyer 20-vjeçarin në një prej emrave më të mundshëm për t’u larguar gjatë kësaj vere.

Bardghji është i lidhur me Barcelonën me kontratë deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg llogaritet rreth 15 milionë euro. Megjithatë, sezoni i tij i parë nuk i solli shumë hapësira në fushë.

Gjatë 28 ndeshjeve, ai realizoi dy gola gola dhe kontribuoi me katër asistime, ndërsa në total regjistroi vetëm 872 minuta aktivizim.

Për një futbollist të ri, i cili ka nevojë për vazhdimësi dhe ritëm loje, një situatë e tillë nuk konsiderohet e favorshme.

Në kushtet kur Yamal mbetet një nga pikat kyçe të sulmit, Gordon pritet të rrisë ndjeshëm konkurrencën, ndërsa edhe Adeyemi mund t’i bashkohet ekipit, mundësitë për Bardghjin rrezikojnë të ngushtohen edhe më tej.

Pikërisht transferimi i Adeyemit mund të përbëjë goditjen më të fortë për suedezin, sepse Barcelona do të shtonte në organikë edhe një tjetër sulmues të shpejtë dhe të gjithanshëm.

Për Bardghjin, kjo verë pritet të jetë përcaktuese. Nëse ai mbetet te Barcelona pa minutat e nevojshme, zhvillimi i tij mund të dëmtohet, ndaj nuk përjashtohet as një huazim dhe as një transferim.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

8 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

45 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

53 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago