Categories: sport

Barcelona humbet Roony Bardghjin, talenti suedez jashtë fushave për rreth gjashtë muaj

Barcelona është përballur me një lajm të keq në nisje të sezonit, pasi Roony Bardghji ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë.

Klubi katalunas bëri të ditur se 20-vjeçari ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior, të njohur si ACL, dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale gjatë ditëve të ardhshme.

Të lidhura

None found

“Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, shkroi Barcelona në një njoftim të publikuar në rrjetin social X.

Për Bardghjin bëhet fjalë për një tjetër dëmtim serioz në karrierë. Në vitin 2024, kur ishte pjesë e Copenhagen, ai pësoi një problem të rëndë në gju dhe qëndroi jashtë fushave për gati një vit.

Suedezi u transferua te Barcelona nga Copenhagen dhe ka një kontratë me klubin katalunas deri në qershor të vitit 2029. Në total, ai ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat, me dy gola dhe katër asistime.

Futbollisti 20-vjeçar ka lindur në Kuvajt, ndërsa në arenën ndërkombëtare përfaqëson Suedinë. Bardghji numëron tri paraqitje me ekipin e parë të kombëtares, por nuk ishte pjesë e skuadrës suedeze për Kupën e Botës 2026.

Dëmtimi i fundit e pengon atë në një moment kur synonte të merrte më shumë minuta dhe të siguronte një rol më të qëndrueshëm në formacionin e parë të Barcelonës.

të fundit

PHOTO/ Image of one of the two Albanians accused of stealing from Prince William and Kate’s residence released

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

5 hours ago

Los Angeles faces long traffic jams on the eve of Thanksgiving

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

5 hours ago

FOTO/ Publikohet imazhi i njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën e Princit William dhe Kate

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

6 hours ago

Los Angeles përballet me kolona të gjata trafiku në prag të Ditës së Falënderimeve

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

6 hours ago

Invest in young people”/ Ambassador Wendt: Albania must ensure a level playing field for businesses

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…

7 hours ago

Xhaferri: Ilir Alimehmeti is the Democratic Party’s preferred choice for Tirana, but we are open to other candidates

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…

7 hours ago