Categories: sport

Barcelona mund ta rikthejë Joao Felixin si lojtar të lirë në vitin 2027

Joao Felix e sheh Barcelonën si destinacionin e preferuar për rikthimin e tij në futbollin evropian, pasi kontrata me Al Nassr skadon më 30 qershor 2027.

Të lidhura

None found

Portugezi 26-vjeçar dëshiron të rikthehet në Evropë si futbollist i lirë. Sipas mediumit spanjoll Sport, përfaqësuesit e tij tashmë i kanë përcjellë Barcelonës mesazhin se sulmuesi është i gatshëm të luajë sërish në “Camp Nou”, pa i shkaktuar klubit katalunas shpenzime për kartonin e tij.

Për momentin, mes palëve nuk ka bisedime konkrete. Barcelona i ka të konsoliduara opsionet në repartin ofensiv, por një transferim pa pagesë për kartonin mund të shqyrtohet si mundësi gjatë verës së vitit 2027. Vendimi do të ndikohet nga forma e Felixit dhe planet e klubit për sezonin e ardhshëm.

Felix ka folur vazhdimisht për afërsinë që ndien me Barcelonën. Në një intervistë të fundit për AS, ai tregoi se aktivizimi me klubin katalunas kishte qenë ëndërr e tij që në fëmijëri. Sulmuesi po ashtu bëri të ditur se dëshiron të rikthehet në futbollin evropian dhe të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve.

Gjatë sezonit 2023/24, ai luajti për Barcelonën në formë huazimi nga Atletico Madridi. Në 44 paraqitje zyrtare, portugezi realizoi 10 gola, por nuk arriti të bëhej pjesë e rregullt e formacionit të drejtuar nga Xavi Hernandez.

Pas përfundimit të huazimit, Barcelona nuk kërkoi zgjatjen e qëndrimit të tij dhe Felix u rikthye te Atletico Madridi. Më pas ai kaloi te Chelsea, i cili pagoi rreth 50 milionë euro, së bashku me bonuse, për transferimin e tij dhe i ofroi një kontratë afatgjatë.

Megjithatë, vetëm një vit pas transferimit në klubin anglez, Felix u largua dhe vazhdoi karrierën në futbollin saudit.

Al Nassr e mori sulmuesin në korrik të vitit 2025, duke i ofruar një marrëveshje dyvjeçare që zgjat deri në qershor të vitit 2027.

Që prej transferimit në Arabinë Saudite, Felix ka rikuperuar formën dhe efikasitetin ofensiv që i kishin munguar gjatë periudhës së tij të fundit në Evropë.

të fundit

I cannot accept a police officer kicking a 16-year-old,” Jupi clashes with Morava and Bido

Një debat i fortë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë mes të ftuarve në emisionin “Now” me Erla Mëhillin…

8 seconds ago

Shehaj denounces violence against students: They repeatedly hit me on the back of the head and demanded that I admit to using a Molotov cocktail

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë publike dëshmi të tjera të rënda të studentëve të shoqëruar në komisariate,…

39 seconds ago

Interi triumfon 1-0 ndaj Shakhtar Donetskut edhe pse luajti me 10 lojtarë

Interi ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk.Skuadra italiane fitoi me rezultat minimal 1-0, sfidë ku…

39 seconds ago

Elissa Slotkin: Albanian government must protect protesters, fight corruption and reduce tensions

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar për situatën e protestave në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të mbrojë…

1 minute ago

Katër gola dhe spektakël në Allianz Stadium, Bayern Munichu e Arsenali ndahen në barazim

Bayern Munichu dhe Arsenal kanë barazuar 2-2 në një përballje spektakolare në kuadër të javës së tretë të fazës së…

1 minute ago

Real Madridi mposht Leipzigun dhe vazhdon ecurinë perfekte në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj RB Leipzigut, në kuadër të xhiros së tretë në…

2 minutes ago