sport

Barcelona mposhtet nga Antwerpi, por kalon fazën e grupeve

Barcelona ka pësuar humbje 3-2 nga Antwerpi në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm dy minutash lojë, Arthur Vermeeren i kaloi vendasit në epërsi, duke ndezur atmosferën në stadium.

Të lidhura

None found

Por, katalunasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Ferran Torres, që u asistua nga Lamine Yamal në minutën e 35-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan tri gola.

Vincent Janssen realizoi për 2-1 në minutën e 56-të, me një asistim të Alhassan Yusuf.

Por, katalunasit i barazuan shifrat në 2-2 me golin e Marc Guiu (90+1′).

Antwerpi nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit dhe shënoi golin e fitores me anë të George Ilenikhena, që realizoi në minutën e 90+3-t.

Barcelona e mbyllë këtë fazë të grupeve si lidere e Grupit H me 12 pikë, aq sa ka edhe Porto, Shakhtari me nëntë dhe Antwerpi me tri. /Telegrafi

të fundit

Roma i ndërpret serinë e fitoreve PSG-së

Skuadra e Romës ka ndalur hovin e Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Pas katër fitoreve në po aq ndeshje…

2 minutes ago

Muriqi i jep Fenerbahçes një tjetër sukses në Champions

Vedat Muriqi ia ka siguruar edhe një fitore Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi i Kosovës, shënoi golin e vetëm…

7 minutes ago

Lille përmbys Bayernin dhe fiton 2:1

Bayern Muncheni është befasuar nga Lille në Ligën e Kampionëve. Bavarezët pësuan humbje minimale në kuadër të xhiros së pestë…

8 minutes ago

Waitrose parashikon për vitin 2027 shijen e ëmbël me nota tymi

Pas çokollatës së Dubait dhe pijeve me matcha, një kombinim i ri mund të tërheqë vëmendjen e konsumatorëve britanikë në…

11 minutes ago

Tregu i Krishtlindjeve në Cornwall mbyllet pas reagimeve ndaj reklamave të krijuara me AI

Tregu i Krishtlindjeve Kernow, në Cornwall të Anglisë, është anuluar pas fundjavës së hapjes. Vizitorët kritikuan dallimin mes pamjeve promocionale,…

11 minutes ago

Kur takimet me kafshët e egra kthehen në rrezik, nga elefantët te krokodilët

Një turist zviceran humbi jetën pasi grupi me të cilin po ecte në Parkun Kombëtar të Malit të Kamerunit hasi…

12 minutes ago