Barcelona ka pësuar humbje 3-2 nga Antwerpi në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas vetëm dy minutash lojë, Arthur Vermeeren i kaloi vendasit në epërsi, duke ndezur atmosferën në stadium.
Por, katalunasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Ferran Torres, që u asistua nga Lamine Yamal në minutën e 35-të.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan tri gola.
Vincent Janssen realizoi për 2-1 në minutën e 56-të, me një asistim të Alhassan Yusuf.
Por, katalunasit i barazuan shifrat në 2-2 me golin e Marc Guiu (90+1′).
Antwerpi nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit dhe shënoi golin e fitores me anë të George Ilenikhena, që realizoi në minutën e 90+3-t.
Barcelona e mbyllë këtë fazë të grupeve si lidere e Grupit H me 12 pikë, aq sa ka edhe Porto, Shakhtari me nëntë dhe Antwerpi me tri. /Telegrafi
Këtë të premte, qeveria miratoi Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes…
Monika Kryemadhi, teksa ishte ee ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, deklaroi se i vjen keq që Partia e…
Këtë të premte, reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit. Sipas…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të premte një mesazh në rrjetet sociale. SPAK…
Këtë të premte, një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.…
Luis Hamilton, po ndërmerr ndryshime të mëdha përpara nisjes së Botërorit 2026 në Formula 1. Kampioni britanik e di mirë…