Lëndimi i Gavit ka prishur planet e trajnerit Xavi Hernandez, derisa në formë të mirë nuk është as Oriol Romeu dhe kjo ka bërë që katalunasit të synojnë afrimin e një mësusfhori.
Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e Amadou Onana të Evertonit, raporton Santi Aouna.
Madje, katalanasit kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit.
Reprezentuesi belg është një nga lojtarët më të mirë të Ligës Premier në pozitën e tij deri më tani.
Onana mund të luajë si mesfushor mbrojtës, mesfushor qendror apo edhe si qendërmbrojtës.
22-vjeçari tashmë ka tre gola në 16 ndeshje për Evertonin këtë sezon.
Atributet e spikatura të 22-vjeçarit përfshijnë aftësinë fizike dhe ajrore, driblimin dhe aftësinë për të fituar duelet në terren.
Vlera e vlerësuar e belgut është 50 milionë euro. Kontrata e tij aktuale me Everton skadon vetëm në vitin 2027. /Telegrafi/
Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Strukturat e DVP Tiranë, si…
Hyrja e Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP 5 duket se nuk është pritur aspak mirë nga Rogerti, i…
Janë rikthyer sërish rrëshqitjet e dherave në zonën e Kodrës së Currilave në Durrës. Si rezultat i reshjeve që kanë…
Mbrëmjen e djeshme, ish-fituesi i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli, u fut brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.…
Ditën e sotme, në Podkasin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, u shpreh edhe një herë kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve,…
Barcelona bëri punën e saj dhe qëndroi në garë për vendin e parë, duke mposhtur Mallorcën e organizuar mirë dhe…