Categories: sport

Barcelona i vendos afat Julian Alvarezit dhe nuk pranon një tjetër sagë në merkato

Barcelona e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që çështja e Julian Alvarez të zvarritet gjatë gjithë afatit kalimtar të verës. Sulmuesi i Atletico Madridit mbetet një prej emrave kryesorë që klubi katalanas synon për forcimin e repartit ofensiv.

Të lidhura

None found

Megjithatë, te Barcelona e dinë se realizimi i kësaj marrëveshjeje është i ndërlikuar dhe nuk kanë ndërmend të kushtëzojnë të gjithë planifikimin e tyre me një operacion që mund të mos marrë kurrë formë.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë përcaktuar një afat të qartë, brenda të cilit do të vendoset nëse do të vazhdohet me përpjekjet për transferimin apo nëse Alvarez do të hiqet përfundimisht nga lista e objektivave.

Ideja e Barcelonës është që të presë deri në fund të Kupës së Botës 2026. Deri atëherë, Alvarez pritet të marrë një vendim, të shtojë presionin nga ana e tij ose të shprehë hapur dëshirën për një ndryshim.

Në të njëjtën kohë, edhe Atletico Madridi do ta ketë këtë periudhë në dispozicion për të hyrë në bisedime për një operacion që për momentin mbetet i bllokuar për shkak të qëndrimit të klubit madrilen.

Nëse pas turneut nuk do të ketë sinjale të qarta, Barcelona do të tërhiqet dhe do të orientohet drejt opsioneve të tjera për sulmin.

Klubi katalanas synon të mos përsërisë gabimet e verave të mëparshme, kur disa objektiva u zgjatën tej mase dhe penguan lëvizjet e tjera në treg.

Ndaj, në rastin e Alvarez, qasja do të jetë tjetër: pritet lëvizja e vetë lojtarit, do të analizohet gatishmëria e Atlético Madridit dhe më pas do të merret një vendim i shpejtë.

Nëse pas Kupës së Botës 2026 nuk ka zhvillime konkrete, transferimi do të hidhet poshtë dhe Barcelona do të përqendrohet te alternativa më të realizueshme.

Në këtë mënyrë, gjithçka tashmë varet nga disa palë: Alvarez duhet të vendosë nëse dëshiron të largohet, Atletico Madridi duhet të shqyrtojë mundësinë e negociatave, ndërsa Barcelona do t’i përmbahet afatit që i ka vendosur vetes.

të fundit

Taulanti mbështet Granitin: Të gjithë gabojnë, askush nuk është i përsosur

Taulant Xhaka ka reaguar pas pranimit publik të vëllait të tij, Granit Xhakës, se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi kundër…

2 hours ago

Dellova ndal Vlahovicin dhe spikat në triumfin e madh të Amedspor

Lumbardh Dellova zhvilloi një paraqitje të fortë në fitoren e madhe të Amedspor ndaj Beşiktaşit, në një ndeshje ku mbrojtësi…

3 hours ago

Illegal sexual enhancement supplement network dismantled, 6 people arrested

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sonte njoftoi se suplemente për potencë janë në qendër të aksionit i cili filloi sot…

3 hours ago

Osman Selmani released from detention in Serbia; daughter: After many days of anguish, we were reunited

Është liruar nga paraburgimi në Serbi, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti.…

3 hours ago

Vlerësimi i 20 skuadrave të Premier League pas pesë javëve të para

Pas pesë javësh të sezonit të ri në Premier League, kampionati do të hyjë në një pauzë trejavore për shkak…

3 hours ago

VIDEO/ Alban Xhaferi këndon mes legjendave, në një moment festë për Vllazninë

Alban Xhaferi duke kënduarDitën e sotme, është mbajtur Kupa “Miqësia” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës [...]Read More...

3 hours ago