Nga tekniku Xavi konsiderohej si jo në nivelin e duhur, për “Katalanasit” e Barcelona, mirëpo duket se me largimin e tij, kampioni i botës me Argjentinës, mund të jetë një ndër përforcimet e reja, për sezonin e ri. Bëhet fjalë për “fantazistin” argjentinas, Paulo Dybala, i cili pavarësisht dëmtimi ka shkëlqyer këtë sezon, te Roma.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Drejtori Sportiv i klubit, Deco është i gatshëm të paguajë klauzolën prej vetëm 12 milionë eurosh, për një futbollist, që së pari i kushton shumë më shumë kartoni dhe së dyti, pavarëisht dëmtimeve të kaluara këtë sezon ka arritur të shënojë plot 13 gola e të asistojë 7 të tjerë, në vetëm 26 paraqitje për “Verdhekuqtë”.
Megjithatë, Barcelona duhet të nxitojë në rast se dëshiron të sigurojë shërbimet e “yllit” argjentinas, teksa për këtë të fundit intersohen gjithashtu edhe “Çekanët” e West Ham, por edhe “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, megjithatë, vetë Dybala pak kohë më parë u shpreh se nëse largohet nga Italia do të ishte i gatshëm të niste një “aventurë” të re, në Spanjë. /abcnews.al
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…