Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i madh i Marcus Rashford, raportoi sot Marca.
Rashford ofron më shumë fleksibilitet në repartin ofensiv, pasi mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit, ndryshe nga Williams, i cili është më i përshtatshëm për krahun e majtë.
None found
Për këtë arsye, Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anglez këtë verë, në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Flick.
Megjithatë, një marrëveshje me Manchester United nuk do të jetë aspak e lehtë. Klubi anglez preferon ta shesë përfundimisht Rashfordin, ndërsa Barcelona po synon një huazim me të drejtë blerjeje.
Një tjetër pengesë është paga e lartë e Rashford, i cili aktualisht përfiton rreth 430 mijë euro në javë – një shifër që Barcelona nuk mund ta mbulojë për shkak të kufizimeve të Fair Play Financiar.
Gjithsesi, raportet nga Anglia sugjerojnë se lojtari është i gatshëm të pranojë një ulje page për të bërë të mundur transferimin në “Camp Nou”.
Emiljano ÇelaNdërsa Pogradeci vinte pas fitores me Besëlidhjen në javën e 10-të të Kategorisë së Parë, pak ditë më vonë,…
Sytë e gjithë botës janë kthyer nga Shenzheni i Kinës, aty ku po zhvillohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme…
Koleksioni “Most Wanted” përfshin telefona të personalizuar dhe syze inteligjente, me ngjyra neoni, titan dhe veshje ari. Modeli rozë i…
Një raport i Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare të SHBA-së evidenton mangësi në mbrojtjet e katër platformave të mëdha të inteligjencës…
Sulmet ndaj furnizuesve dhe ndërprerjet në platformat e mëdha kanë nxjerrë në pah përqendrimin e infrastrukturës digjitale te pak kompani.…
Fundi i drejtimit të Jensen Huangut në Nvidia është plot ironi. Drejtori ekzekutiv i një kompanie, rritja e së cilës…