Categories: sport

Pse askush nuk e ka transferuar ende?”, Arsenalit i sugjerohet Marcus Rashford pas dështimit për Vinicius Jr

Arsenali është këshilluar të rishikojë planet e tij në merkato dhe të shqyrtojë mundësinë e transferimit të Marcus Rashfordit, pasi nuk arriti të siguronte shërbimet e Vinicius Juniorit të Real Madridit.

Të lidhura

None found

Braziliani ka rinovuar kontratën me klubin madrilen deri në vitin 2032, ndërsa ish-kapiteni i Arsenalit, William Gallas, e konsideron Rashfordin një përforcim të përshtatshëm për repartin ofensiv të drejtuar nga Mikel Arteta.

“Marcus Rashford do të ishte padyshim një zgjedhje shumë e mirë për sulmin e Arsenalit. Besoj se ai pati një sezon të mirë dhe jam i bindur se disa klube do të përpiqen të përfitojnë nga rrethanat e krijuara. Nuk besoj se do të vazhdojë të qëndrojë te Manchester Unitedi”, u shpreh Gallas.

Ai shtoi: “Nuk e kuptoj pse ende nuk e ka marrë askush. Ndoshta arsyeja është se çmimi i tij është tepër i lartë”.

Pas përfundimit të huazimit te Barcelona, Rashfordi është kthyer në radhët e Manchester Unitedit, por vazhdimi i karrierës së tij në “Old Trafford” mbetet ende i pasigurt.

Sipas Gallas, qëndrimi i sulmuesit anglez për t’u larguar nga klubi është i dukshëm.

“Ai dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, përndryshe nuk do të ishte transferuar në huazim te Barcelona. Do të përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u larguar dhe për të firmosur një kontratë afatgjatë me një tjetër klub britanik. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Manchester Unitedi është i gatshëm ta shesë. Kjo është çështja kryesore dhe duhet të dimë përgjigjen”, deklaroi Gallas.

Raportohet se Manchester Unitedi kërkon rreth 40 milionë funte për kartonin e Rashfordit, një vlerë që mund ta kthejë atë në një objektiv real për Arsenalin.

Ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur me vlerësim të lartë për Rashfordin pas mbylljes së periudhës së tij të huazimit te klubi katalunas.

“Për Marcusin mund të them se më pëlqeu shumë të punoja me të. Kur një lojtar është i huazuar, jo gjithmonë është e qartë se çfarë po ndodh me të dhe për këtë arsye situata jonë nuk ishte e lehtë. Megjithatë, më pëlqeu shumë bashkëpunimi me të. Ai është një futbollist fantastik dhe një person fantastik”./

të fundit

Netanyahu kërkon hetim penal ndaj autorëve të dokumentarit “NAZA”: Filmi dëmton imazhin e Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre…

1 minute ago

Drilon Hazrollaj nuk kënaqet me paraqitjen ndaj Partizanit: Duhet të përmirësohem para portës

Drilon HazrollajTalenti shqiptar i Kosovës, Drilon Hazrollaj, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në derbin Partizani – Tirana, të…

1 minute ago

Turistja 44-vjeçare bie nga kroçera pranë Zakinthosit, gjendet e gjallë pas rreth 12 orësh

Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12…

2 minutes ago

Arrestime dhe përplasje tifozësh pas fitores 3-0 të Manchester Cityt në “Anfield

Tension, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë pas triumfit 3-0 të Man Cityt ndaj Liverpoolit në derbin e madhe…

2 minutes ago

Gjini vlerëson denoncimin e Monika Lubonjës: Reagimi i viktimës tregoi forcë dhe dha shembull për të rinjtë

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 minutes ago

Bratu pas humbjes në derbi: Na mungoi fati, ky është grupi që kam në dispozicion

Florin BratuPartizani zhgënjeu në derbin e kryeqytetit, ku “Demat e Kuq” u mposhtën 1 - 3 nga Tirana [...]Read More...

7 minutes ago