Categories: sport

Ballkani triumfon në transfertë ndaj Llapit dhe merr tri pikë të rëndësishme

Ballkani ka mposhtur Llapin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në përballjen e javës së tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj siguroi tri pikët përballë ekipit të Tahir Batatinës, në ndeshjen e parë pas një pauze tri javëshe të shkaktuar nga angazhimet e kombëtareve.

45 minutat e para u zhvilluan në një ritëm të barabartë, ndërsa asnjëra prej skuadrave nuk arriti të krijojë raste të pastra për gol. Për pasojë, ekipet shkuan në pushim me rezultatin 0-0.

Pas intervalit, loja u bë më e hapur dhe të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar. Megjithatë, vetëm Ballkani arriti ta konkretizojë një prej rasteve të krijuara.

Albin Berisha realizoi në minutën e 60-të, duke e çuar rezultatin në 0-1. Ky gol rezultoi vendimtar, pasi deri në përfundim të takimit shifrat nuk ndryshuan më.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 13 pikë. Llapi mbetet në pozitën e parafundit, të nëntën, me vetëm tri pikë.

Ballkani në javën e ardhshme do të përballet në shtëpi me Dritën, ndërsa Llapi do të luajë në udhëtim kundër Feronikelit ’74.

të fundit

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nis të hënën në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër

Nga e hëna, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe…

29 seconds ago

Haaland mund të humbasë miliona euro nëse Manchester City bie nga Liga Premier

Erling Haaland dhe shokët e tij të skuadrës te Manchester City mund të humbasin një pasuri të konsiderueshme nëse zgjedhin…

1 minute ago

Rama paralajmëron krijimin e Ministrisë së Administratës Publike: Adea Pirdeni pritet ta drejtojë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se gjatë javës së ardhshme do të ngrihet Ministria e Administratës Publike.Sipas tij, krijimi…

2 minutes ago

Mungesa e grupeve të organizuara rëndon sezonin turistik në Ohër dhe Strugë

Ohri dhe Struga kanë humbur disa operatorë turistikë seriozë, të cilët për më shumë se dhjetë vjet sillnin grupe të…

2 minutes ago

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite caktimi i seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën më 12 tetor. Në rend janë 3 pika diskutimi. Fillimisht…

7 minutes ago

Arben Gashi: Pas marrëveshjes VV-PDK, bashkëpunimi politik nuk duhet të shihet më si demonizim i kundërshtarëve

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, pas bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK’së që çoi në zgjedhjen e Presidentes së re,…

18 minutes ago