Categories: sport

Ballkani merr fitoren e parë të sezonit, mposht Vushtrrinë në Suharekë

Ballkani ka siguruar tri pikët e para në edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës, pasi në stadiumin e qytetit në Suharekë fitoi 2-1 ndaj Vushtrrisë.

Të lidhura

None found

45 minutat e para të përballjes së vlefshme për xhiron e dytë përfunduan me rrjeta të paprekura. Të dyja skuadrat krijuan mundësi shënimi, por asnjëra nuk arriti ta kthente rastin në gol.

Skuadra vendase e rriti ritmin pas pushimit dhe në minutën e 64-t kaloi në avantazh. Giovanni goditi saktë nga distanca, duke realizuar një gol të bukur për 1-0.

Ballkani vijoi të ishte në kërkim të golit të dytë, të cilin e gjeti në minutat e fundit të takimit. Albin Berisha shënoi për 2-0 dhe e afroi ekipin e Suharekës me fitoren.

Vushtrria reagoi në fund dhe nuk e pranoi dorëzimin. Në minutën e 95-të, mysafirët shënuan golin e ngushtimit të rezultatit, duke e çuar ndeshjen në 2-1.

Koha e mbetur nuk mjaftoi për një tjetër ndryshim të rezultatit, ndaj Ballkani e mbajti avantazhin deri në sinjalizimin përfundimtar të arbitrit.

Me këtë sukses, Ballkani rikuperon pas disfatës nga Prishtina në javën e parë dhe regjistron pikët e para të sezonit.

Vushtrria, ndërkohë, vazhdon të jetë pa pikë pas dy xhirove, teksa pësoi humbjen e dytë radhazi.

të fundit

Mickoski: ESHS-ja konfirmon rritje prej 3,8% të PBV-së

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me shifrat më të fundit të prodhimit industrial…

2 minutes ago

Emiljano Vila nis një kapitull të ri te Sopoti, pasi ka fituar titullin me tri skuadra

Emiljano VilaTashmë nuk ka më histori, mesfushori shqiptar, Emiljano Vila, është bërë me ekip të ri [...]Read More...

8 minutes ago

Barcelona synon përforcim në qendër të mbrojtjes, Natan dhe Bastoni në fokusin e Flickut

Barcelona ka nisur kërkimet për një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit, i cili mund të përshtatet menjëherë…

9 minutes ago

Dua Lipa fiton çështjen kundër shitësit të produkteve të falsifikuara në Hong Kong dhe mbron markën e saj

Pavarësisht pasurisë së saj prej rreth 150 milionë paundësh, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa tregon se nuk është e…

11 minutes ago

FSK-ja dhe FARSH-i zhvillojnë aftësitë për kërkim-shpëtim në male

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar një…

17 minutes ago

Derbi Tirana-Dinamo mbyllet në barazim mes polemikash, reagon klubi dinamovit

Ilir Daja, ndeshja Tirana - Dinamo dhe Enea JorgjiNë derbin e luajtur dje mes Tiranës dhe Dinamos në stadiumin “Niko…

21 minutes ago