Categories: sport

Ballkani shkëlqen ndaj Bohemians, por kualifikimi vendoset në vazhdime

Ballkani arriti ta përmbyste humbjen e pësuar në udhëtim, por fitorja 3-2 kundër Bohemians nuk mjaftoi për të përcaktuar skuadrën që do të kalojë më tej, ndaj përballja shkoi në vazhdime.

Të lidhura

None found

“Xhebrailat” dhuruan një paraqitje fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”. Megjithatë, rezultati 1-2 i ndeshjes së parë bëri që çështja e kualifikimit të mos mbyllej brenda kohës së rregullt.

Ballkani kaloi në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë, kur Valentin Serebe gjeti rrugën e rrjetës.

Bohemians reagoi në minutën e 20-të, me James-Taylor që u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, skuadra vendëse u paraqit dukshëm më mirë dhe rimori epërsinë në minutën e 50-të. Giovanni realizoi nga afërsia pas asistimit të Serebe.

Serebe pati rol vendimtar edhe në golin e tretë të Ballkanit, duke shërbyer Toni Domgjonin, i cili shënoi një supergol në minutën e 58-të.

Në momentin kur dukej se Ballkani po e siguronte kualifikimin, Hickey realizoi nga afërsia në minutën e 88-të dhe riktheu mysafirët në lojë.

Për rrjedhojë, u deshën vazhdimet për të përcaktuar nëse kjo përballje do të prodhonte një fitues.

të fundit

Gjoba deri në 500 mijë lekë për shkeljet në tubime, qeveria miraton masa të reja ligjore

Qeveria ka miratuar nismat e para të paketës së re ligjore kundër dhunës, të prezantuar pas protestave të dhunshme. Masat…

2 minutes ago

Qeveria miraton 5 milionë lekë për trajtimin mjekësor të Erion Vishkullit

Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin…

5 minutes ago

Herrera: Mourinho e kishte kuptuar çfarë po ndodhte te City, si në “The Simpsons

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka kritikuar Manchester Cityn lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premierligës,…

5 minutes ago

Skënderbeu kalon në avantazh ndaj Laçit, “Ujqërit” mbyllin pjesën e parë në epërsi në Korçë

Skënderbeu - LaçiKa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu – Laçi me rezultatin 1 - 0 në favor të…

11 minutes ago

Cristiano Ronaldo i vitit 2008 shpallet fituesi më i mirë i Topit të Artë në histori

Vetëm dy ditë pas ceremonisë së Topit të Artë, revista franceze France Football ka prezantuar një çmim të ri të…

23 minutes ago

Thaçi: Zyrtarët në rastin e Arlindës duhej të largoheshin menjëherë, pa pritur raportet

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, ka thënë se të gjithë zyrtarët e përfshirë në trajtimin e rastit…

25 minutes ago