Categories: sport

Ballkani eliminohet nga Evropa, Bohemians triumfon pas penalltive

Ashtu si një vit më parë, Ballkani e ka mbyllur rrugëtimin në garat evropiane pas ekzekutimit të penalltive. Këtë herë, skuadra që eliminoi “Xhebrailat” ishte Bohemians nga Irlanda.

Të lidhura

None found

Ballkani bëri një paraqitje të shkëlqyer gjatë kohës së rregullt, por goli i pësuar në minutat e fundit e çoi rezultatin në 3-2, duke bërë të nevojshme fillimisht vazhdimet dhe më pas goditjet nga 11 metra.

Serinë e realizimeve e nisi Valentin Serebe, i cili e gjeti rrjetën kur kishin kaluar vetëm 10 minuta lojë.

Bohemians reagoi në minutën e 20-të, kur James-Taylor u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat.

Skuadra e Ballkanit e nisi në mënyrë fantastike pjesën e dytë. Në minutën e 50-të, Giovanni përfitoi nga asistimi i Serebes dhe shënoi nga afërsia për t’ia kthyer epërsinë ekipit të tij.

Serebe ishte sërish protagonist vetëm tetë minuta më vonë, duke asistuar Toni Domgjonin, i cili realizoi golin e rezultatit 3-1 në minutën e 58-të.

Në momentin kur kualifikimi i Ballkanit dukej i sigurt, Hickey shënoi nga afërsia në minutën e 88-të, duke rikthyer mysafirët në lojë dhe duke e dërguar përballjen në vazhdime.

Dy pjesët shtesë nga 15 minuta nuk sollën asnjë gol, ndaj skuadrat iu drejtuan penalltive, ku Bajram Jashanica mori rolin e figurës tragjike të ndeshjes.

Jashanica ishte i vetmi që nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë, ndërsa futbollistët mysafirë u treguan të pagabueshëm, duke realizuar të pesta penalltitë.

të fundit

Gjoba deri në 500 mijë lekë për shkeljet në tubime, qeveria miraton masa të reja ligjore

Qeveria ka miratuar nismat e para të paketës së re ligjore kundër dhunës, të prezantuar pas protestave të dhunshme. Masat…

59 seconds ago

Qeveria miraton 5 milionë lekë për trajtimin mjekësor të Erion Vishkullit

Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin…

4 minutes ago

Herrera: Mourinho e kishte kuptuar çfarë po ndodhte te City, si në “The Simpsons

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka kritikuar Manchester Cityn lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premierligës,…

4 minutes ago

Skënderbeu kalon në avantazh ndaj Laçit, “Ujqërit” mbyllin pjesën e parë në epërsi në Korçë

Skënderbeu - LaçiKa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu – Laçi me rezultatin 1 - 0 në favor të…

10 minutes ago

Cristiano Ronaldo i vitit 2008 shpallet fituesi më i mirë i Topit të Artë në histori

Vetëm dy ditë pas ceremonisë së Topit të Artë, revista franceze France Football ka prezantuar një çmim të ri të…

22 minutes ago

Thaçi: Zyrtarët në rastin e Arlindës duhej të largoheshin menjëherë, pa pritur raportet

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, ka thënë se të gjithë zyrtarët e përfshirë në trajtimin e rastit…

24 minutes ago