Ballkani ia ka dalë të kualifikohet sërish për në grupet e Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka shkruajtur përsëri historinë, teksa eliminoi në Play Off skuadrën bjelloruse të Bate Borisov.
Ndeshja e parë në Kosovë u fitua 4-1 nga Ballkani, ndërsa sonte për të prerë biletën për në grupe mjaftoi një humbje e ëmbël 1-0 në Városi Stadion (Mezőkövesdi).
Goli në minutën e 30-të i Kontsevoy i dha shpresë Bate Borisov-it për përmbysjen e madhe, por ekipi nga Suhareka ruajti mirë avantazhin e sfidës së parë, duke marrë kështu një sukses historik.
Te Ballkani kanë arsye përse të festojnë dhe nata sonte do jetë e gjatë, me skuadrën e Superligës së Kosovës që i gëzohet përsëri kualifikimit në një kompeticion europian si Conference League. Kujtojmë që kjo skuadër luajti edhe në edicionin e kaluar në grupet e Conference League.
Dashi Sot Hëna të fton të ngadalësosh ritmin, edhe pse Marsi brenda teje të nxit të veprosh. Kjo është një…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se Gjermania mund të angazhojë forca ushtarake në një vend anëtar të NATO-s, fqinj me…
Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në disa zona të vendit, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze…
Telenovela e së shkuarës mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të jetë kryefjala e diskutimeve në “Big Brother VIP Albania”. Ndërsa…
Është futur një tjetër banor në shtëpinë e BBV, ai është Flori. Flori është një personazh i njohur në Tik…
Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar. Ministri në detyrë…