kosovë

Kosova pranon sisteme anti-tank nga Turqia

Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo dërgesë ishte kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk, Roktesan, në dhjetor të vitit 2023.

“OMTAS [Orta Menzilli Tanksavar Silah] është një sistem modern raketor antitank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, tha Maqedonci.

Të lidhura

None found

Sipas tij, rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve kundërtanke për Forcën e Sigurisë së Kosovës, synon “mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”.

Maqedonci nuk tregoi se sa sisteme pranoi Kosova, as sa kushtuan ato. Sipas uebfaqes së Roktesanit, OMTAS është efektiv ndaj mjeteve të blinduara dhe mund të përdoret edhe ditën edhe natën, pavarësisht kushteve atmosferike.

Ai mund të lëshohet nga makinat ushtarake dhe nga platforma trekëmbësh. Ky sistem ka rreze veprimi nga 0.2 deri në 4 kilometra dhe peshon 35 kilogramë (raketa së bashku me tubin lëshues). Sistemi ka një diametër prej 160 milimetrash dhe një gjatësi prej 1.8 metrash.

Vitet e fundit Kosova e ka përshpejtuar armatosjen, duke blerë armë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Turqia, përfshirë raketa dhe dronë. Kosova është në proces të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Përpjekja nisi më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet./REL

Tags: kosoveturqi

të fundit

Tetovë, rastet e gripit sezonal trefishohen brenda një viti

Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal në këtë periudhë kohore është tri herë më i lartë se në të…

2 minutes ago

Activists throw ash on EU health commissioner in Brussels and warn: “This is the ash of people you will kill with pesticides

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bruksel, ku dy aktivistë kanë hedhur një substancë gri, që ngjante me hirin,…

4 minutes ago

A week after the Assembly, Rama convenes Tirana socialists on Saturday: what is expected to happen

Një javë pas Asamblesë së PS që solli zhvillime brenda kampit socialist, kryeministri Edi Rama, mbledh këtë të shtunë, 21…

4 minutes ago

Marjana Koçeku announces re-election bid for MP, away from traditional parties and open to new approaches

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka paralajmëruar se do të rikandidojë për deputete në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se…

4 minutes ago

Rama takes part in summit of “Coalition of the Willing” in Berlin, speaks about table with Trump, Putin and Xi

Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në takimin e…

5 minutes ago

Millan Radoiçiq declared a threat to national security, Bosnia-Herzegovina bans him from entering

Millan Radoiçiç-it, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu ndalua hyrja në Bosnje dhe…

5 minutes ago