Juventusi ka hyrë në garë për shërbimet e Alejandro Baldes, mbrojtësit të majtë të Barcelonës, i cili mund të largohet nga klubi katalanas gjatë afatit kalimtar të janarit.
None found
Siç raporton Diario Sport, pozita e 22-vjeçarit në skuadrën blaugrana është komplikuar ndjeshëm dhe rikthimi i tij në një rol të rëndësishëm duket gjithnjë e më i vështirë.
Hansi Flick po u jep përparësi Joao Cancelos dhe Xavi Espartit në krahun e majtë, ndërsa Balde deri tani ka luajtur vetëm 12 minuta këtë sezon.
Vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret gjatë javëve në vazhdim, me trajnerin Flick që do të ketë fjalën përfundimtare. Në rast se gjërat mbeten njësoj, mbrojtësi mund të kërkojë largimin nga Barcelona.
Interesim për të kanë shfaqur edhe Liverpooli dhe Manchester Unitedi. Megjithatë, Balde nuk duket i bindur për një transferim në Ligën Premier, rrethanë që mund ta favorizojë Juventusin.
“Zonja e Vjetër” po kërkon një mbrojtës të ri të majtë pas dëmtimit të Andrea Cambiasos dhe po e konsideron mundësinë e huazimit të Baldes, me të drejtë blerjeje.
Klubi italian pritet ta ndjekë nga afër situatën e futbollistit të Barcelonës, ndërsa afati kalimtar i janarit mund të jetë vendimtar për hapin e radhës në karrierën e tij.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…