Bakary Goudiaby mund të jetë futbollisti i radhës që largohet nga Dinamo. “Newsport.al” bën me dije se mesfushori 24-vjeçar nuk është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore, çka ka shtuar sinjalet për një largim të mundshëm.
None found
Ndonëse është ende nën kontratë me dinamovitët, lojtari ka vendosur të mos i bashkohet grupit. Ky qëndrim ka befasuar drejtuesit e klubit kryeqytetas, aq më tepër duke pasur parasysh rolin e tij si titullar absolut te Ilir Daja.
Senegalezi iu bashkua Dinamos në shtator të vitit 2023, pasi firmosi si lojtar i lirë në një moment kur ishte pa kontratë. Para ardhjes te skuadra blu, ai ka luajtur në Senegal me Stade Mbour dhe Teungueth FC.
Me fanellën e Dinamos, Goudiaby numëron 95 ndeshje në total, duke realizuar 2 gola dhe duke dhënë 3 asiste.
Ilir DajaDinamo ndodhet në momentin e saj më të mirë dhe kjo falë punës dinjitoze të trajnerit Ilir Daja [...]Read…
Policia e Tiranës dhe efektivët e Komisariatit nr. 5 kanë arrestuar një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë…
Një dokumentar i ri i Prime Video ka zbuluar emocionet e forta që fshiheshin pas dy sezoneve të fundit të…
24 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa 7 vijojnë të jenë aktive. Qindra forca,…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari francez Miguel Mendes.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer idenë për ta shpallur Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara, në një…