Mounir Nasraoui, babai i sulmuesit të Barcelonës dhe kombëtares spanjole, Lamine Yamal, tha këtë të enjte se e dinte që djali i tij “do të bëhej yll” që nga momenti i lindjes.
“E dija për djalin tim që kur lindi, e dija se do të bëhej yll. Kushdo që është baba, e di këtë dhe çdo baba dëshiron që djali i tij të jetë më i miri,”- tha ai në një deklaratë për media të ndryshme nga Lagjja Rocafonda në Mataró (Barcelonë).
None found
Nasraoui shpjegoi se Lamine është “euforik” me kalimin e skuadrës spanjole në finalen e Eurokupës. “Ai dëshiron të jetë lojtari më i ri që fiton një kampionat evropian, si çdo fëmijë”, shtoi ai.
Babai i ndërkombëtarit spanjol siguroi se për të, djali i tij është “më i miri në gjithçka”. “Jo vetëm në futboll, por edhe në dashuri dhe si njeri. Ai është një fëmijë dhe ka një bekim nga Zoti, i cili është shumë i rëndësishëm dhe duhet vlerësuar”,- ka komentuar ai.
Nasraoui, i cili do të fluturojë për në Gjermani të shtunën për të parë finalen e së dielës kundër Anglisë, zbuloi se po i jeton sukseset e djalit të tij dhe kombëtares “me lumturi dhe gëzim” dhe theksoi se ndihet krenar për të gjithë lojtarët. “Shpresoj që ata të fitojnë Eurokupën dhe ne të gjithë të bëhemi kampionë”,- shtoi ai.
Së fundi, babai i Lamine Yamal lavdëroi Rocafondën, lagjen që djali i tij e ka popullarizuar duke festuar golat e tij duke vizatuar me gishta një ‘304’, shifrat e fundit të kodit të tij postar (08304).
“Kjo lagje është më e mira në botë dhe në Spanjë, sepse ne të gjithë jemi të barabartë dhe e duam njëri-tjetrin njëlloj. Olé Rocafonda 304, një referencë për të gjithë,” festoi ai.
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…
Asisti i Qazim Laçit për Ali Sowe Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Amedspor dhe Rizespor, e vlefshme për…
Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…