Categories: sport

Atletico Madridi shfaq interesim për Leon Avdullahun

Leon Avdullahu, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, mund të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierë verën e vitit të ardhshëm.

Sajti “fussballtransfer” raportoi të mërkurën se Atletico Madridi, skuadër e La Ligës, është interesuar për lojtarin e Hoffenheimit.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit të specializuar për transferime, trajneri Diego Simeone u ka kërkuar drejtuesve të Atleticos të hapin bisedimet me Hoffenheimin për transferimin e Avdullahut.

Mediumi gjerman shkruan se gjatë verës për të kishin shfaqur interesim edhe disa skuadra të tjera spanjolle, por Hoffenheimi nuk e lejoi largimin e tij, me synimin për ta mbajtur të paktën edhe një vit. Avdullahu është lojtar kyç për klubin gjerman, i cili e bleu nga Baseli në vitin 2025 për tetë milionë euro.

Mesfushori 22-vjeçar ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2031. Në sezonin aktual, ai ka realizuar 1 gol në 13 paraqitje në të gjitha garat.

të fundit

Xhaxhai i 27-vjeçarit në Gjilan: Adonis Demiri ishte i fejuar, jo i martuar

Një 65-vjeçar u arrestua në fshatin Demiraj të Gjilanit për “vrasje të rëndë”, pasi fillimisht u raportua se një 27-vjeçar…

3 minutes ago

Derbi i prapambetur Drita – Prishtina, zbulohen formacionet zyrtare të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina kanë publikuar formacionet zyrtarë të ndeshjes së mbetur të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së…

7 minutes ago

OBRM-PDUKM claims criticism of Alta Bank is linked to business interests close to LSDM and the Zaev family

Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka drejtuar akuza të reja ndaj LSDM-së dhe liderit të partisë, Venko Filipçe, lidhur me rastin…

17 minutes ago

Arlinda’s murder exposes gaps in the protection of women, Plakolli Kasumi raises concerns about conditions and the lack of psychologists

Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh dhe mungesë të psikologëve. Kështu tha Luljeta…

17 minutes ago

Experts warn of risk of Russian hybrid warfare in Europe: Kosovo could also be targeted

Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…

18 minutes ago

UNICEF: Reports of suicide attempts among 15- and 16-year-old students in Kosovo rise from 3.4% to 10%

Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…

18 minutes ago