Atletico Madridi dhe mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, kanë rënë në parim dakord për kushtet personale të kontratës. Transferimi i mundshëm mund të realizohet në janar ose gjatë verës së ardhshme.
Mediumi “North Bank Insider” raporton se përfaqësuesit e futbollistit argjentinas kanë nisur prej kohësh bisedimet me klubin madrilen. Trajneri Diego Simeone thuhet se ka shumë interes ta sjellë Martinezin në Madrid.
None found
Marrëveshja aktuale e mbrojtësit me Manchester Unitedin zgjat deri në verën e vitit 2027 dhe përfshin mundësinë e vazhdimit edhe për një vit. Megjithatë, sipas raportimeve, Martinez nuk synon as të firmosë një kontratë të re, as të aktivizojë këtë opsion.
Qëndrimi i tij thuhet se lidhet edhe me kritikat që u ka drejtuar drejtuesve të Manchester Unitedit pas humbjes së skuadrës angleze ndaj Atletico Madridit.
Klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje, por Atletico Madridi mund ta shqyrtojë transferimin e tij që në afatin kalimtar të janarit.
Martinez u ndëshkua së fundmi me karton të kuq në ndeshjen kundër Chelseat. Për këtë arsye, ai do të mungojë në takimin e ardhshëm të Manchester Unitedit në Ligën Premier ndaj Aston Villas.
Thomas Markle Sr., babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është transferuar në një qendër të specializuar për kujdesin e…
Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Connor Ëhiters është shpallur “MVP” i Javës së shtatë në Superligë, ka njoftuar Federata e…
Barcelona vazhdon të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, në përpjekje për ta transferuar…
Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së…
Me fillimin e muajit nëntor, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur fushatën e “Tetorit Rozë”, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të…
Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku për pasojë humbi jetën një 67-vjeçare e cila ishte duke ecur në…