Futbollisti i njohur, Christian Eriksen, i ka dërguar një videomesazh mjaft emocionues dhe inkurajuas një vajze 9-vjeçare angleze, e cila për pak ditë do i nënshtrohet një operacioni në zemër.
Ashtu si ndodhi dhe me danezin, vogëlushja e quajtur Evie, do të duhet të vendosë në zemër një defibrilator, për të normalizuar rrahjet.
None found
“Përshëndetje Evie, unë jam e Chris. Faleminderit për letrën e bukur, e lexova me një frymë. Shpresoj që të ndihesh mirë e qetë, jam shumë i sigurt që do e kalosh me sukses të gjithën këtë. Nuk është kurrë kënaqësi të jesh në spital, por jam i sigurt që mjekët e dinë ç’po bëjnë dhe do të ndihmojnë.
Jam i sigurt që do i kthehesh shpejt jetës normale, ashtu siç bëra dhe unë. Jam i sigurt, që do të jetë njësoj edhe për ty. Të uroj shërim sa më të shpejtë, me shpresën që të takohemi në të ardhmen”, tha Chris.
Kujtojmë se Eriksen, pësoi arrest kardiak në ndeshjen e Euro 2020 në mes të fushës.
Këtë lloj operacioni e ka kryer dhe vetë ai, që fatmirësisht rezultoi me sukses. Pas ndërhyrjes, Eriksen ju dërgoi një mesazh gjithë njerëzve që e kanë mbështetur ato kohë.
‘Faleminderit për përshëndetjet e shumta, ka qenë e jashtëzakonshme që t’i shikoj dhe t’i ndjej. Operacioni shkoi shumë mirë dhe jam mirë nën këto rrethana. Ishte vërtetë e mrekullueshëm që të takoja sërish shokët e mi pas ndeshjes fantastike që luajtën ditën e djeshme. Nuk ka nevojë të them se do të brohorasë sërish për ta ditën e hënë në ndeshjen kundër Rusisë”.
Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme. Sipas 100% të vendvotimeve…
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…