sport

Asani: Qava kur mora ftesën nga Shqipëria. Në Europian, nuk i frikësohem asnjë kombëtareje

Jasir Asani është përzgjedhur si personazhet e vitit nga emisioni “Opinion”.

Meqë ishte në studio ai kishte një dhuratë për gazetarin Blendi Fevziu, fanellën e tij tek kombëtarja me numrin nëntë.

Të lidhura

None found

Asani na ka emocionuar me supergolat e tij. “Snajperisti” i kombëtares na tregoi aventurën e tij që nga nisja e karrierës si futbollist e deri tek ftesa te skuadra kombëtare.

Shtatë vite priti që të bëhej lojtar i Shqipërisë dhe thekson se ka qarë kur i ka ardhur ftesa nga Sylvinho.

“Ka qenë dita e premte që më kanë marrë nga stafi që do isha pjesë e kombëtares. Isha në Kore. Isha 9 orë diferencë përpara atje. Nga gëzimi qava sepse nga fëmijëria e kam pritur këtë ftesë dhe që të bashkohesha një ditë të luaja nga kombëtarja shqiptare. E kam pasur ftesën (nga Maqedonia) dhe ka 7-8 vite që e kam pritur kombëtaren. Edhe po të mos kishte ardhur ftesa gjithmonë do e prisja kombëtaren shqiptare”, theksoi ai.

Asani cilëson golin me Moldavinë si më emocionuesin që ka pasur. Sa i përket Europianit shprehet se nuk ka frikë nga asnjë kombëtare.

“Kemi kualitet shumë të madh në ekip. Kemi kompleksin më të mirë në Ballkan. Merita është e të gjithëve sepse jemi grup shumë i fortë dhe duhet të vazhdojmë përpara. Shumë besim kam. Nuk kam frikë asnjë kombëtare sepse me këta lojtarë që kemi mund të lozim pa pikë problemi me çdo kombëtare në botë”, tha ai. /tvklan

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago